Analisti Faton Abdullahu, ka thënë se, taksa është një mjet që po e mbron Kosovën nga shkëmbimi i territoreve me Serbinë, përcjell “Bota sot”
Abdullahu përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se, nuk jemi unik mbi dialogun e gjithnjë e më e vështirë po bëhet mbështetja në parimet e Kushtetutës, ai tutje ka shkruar se, nuk kemi njohje të reja e gjithnjë e më e vështirë po bëhet të mbrohen ato që i kemi. Nuk po koordinohen politikat me partnerët tanë dhe rrugëtimi ynë për në BE vazhdon të ngec.
Postimi i plotë:
Vlerësimi se taksa është mjet që po e mbron Kosovën nga shkëmbimi i territoreve me Serbinë, është po aq i pa qëndrueshëm sa edhe vlerësimi se me propozimin për korigjim të kufirit Kosova do ta marr Luginën e Preshevës. Të dyja këto qasje tash sa kohë po e ushqejnë njëra tjetrën duke krijuar një gjendje inerte. Kjo gjendje po prodhon zhvillime negative. Nuk jemi unik mbi dialogun e gjithnjë e më e vështirë po bëhet mbështetja në parimet e Kushtetutës. Nuk kemi njohje të reja e gjithnjë e më e vështirë po bëhet të mbrohen ato që i kemi.
Nuk po koordinohen politikat me partnerët tanë dhe rrugëtimi ynë për në BE vazhdon të ngec. Kur të gjitha këtyre zhvillimeve i shtohet edhe nepotizmi mund të kuptohet pse zhgënjimi i qytetarëve është në rritje. Megjithë këtë situata nuk është pa rrugdalje. Në të vërtetë zgjidhja është e thjeshtë, duhet të respektohet Kushtetuta dhe vendi të shkoj në zgjedhje.