E zublon Vuçiq: Në Berlin do të kërkojnë njohjen e Kosovës dhe Serbia të mos fitojë asgjë - Bota Sot
E zublon Vuçiq: Në Berlin do të kërkojnë njohjen e Kosovës dhe Serbia të mos fitojë asgjë

Lajme

E zublon Vuçiq: Në Berlin do të kërkojnë njohjen e Kosovës dhe Serbia të mos fitojë asgjë

Nga: F.B Më: 16 prill 2019 Në ora: 19:45
Aleksandar Vuçiq

Serbisë po vjen një periudhë shumë e rëndë, nga ne do të kërkojnë njohjen e plotë të pavarësisë dhe tërësisë territorial të Kosovës, ka thënë Aleksandar Vuçiq, shkruan “B92” transmeton “Bota Sot”.

Ai theksoi se do të bisedoj me presidentin kinez dhe atë rus në Peking dhe pastaj të shkoj në Berlin ku e pret takimi shumë I vështirë me liderët francez dhe gjerman.

"Atje nuk na pret asgjë e mirë, duhet të dini se nuk pres asgjë mirë. TË vetmen që pres është kërkesa për format të ri ku duhet të njihet pavarësia dhe Serbia mos të marr asgjë ....", tha Vuçiq duke shtuar se ata duan që të hyjmë në bisedime me shqiptarët pa u heq taksat.

"Jo për çmimin, jo për çmimin që duhet të paguaj Serbia, por unë nuk do të pranoj të vazhdojmë bisedimet, çfarë bisedime pa heqjen e taksës nuk vijnë në shprehje” tha ai.

Lidhur me kërkesën që të njihet pavarësia e Kosovës ai theksoi të mos e teprojnë.

" Dhe të jemi të lumtur nëse nuk bëjnë ndonjë tribunal për serbët dhe të na gjykojnë për sulmet seksuale të kryera në Ballkan. Asgjë nuk teprova bile e zbuta” tha Vuçiq duke vazhduar se “ do të mbështesin elementet e brendshme që të zvogëlohet forca e Serbisë dhe të arrijnë më lehtë qëllimin”.

Nuk ka asgjë që shqiptarët nuk kanë bërë kundër serbëve, nuk kanë përmbush obligimet nga marrëveshja e Brukselit, formimi I asociacionit, kanë vendosur taksa, kanë miratuar platformën, ku kërkohet poshtërimi i Serbisë.

"Ka shumë muaj presim heqjen e taksës, ndërsa ata vijnë në Beograd dhe kërkojnë të bëjmë diçka që të ‘kënaqim shqiptarët’ që ata të heqin taksën dhe flasin për kadastrin, diplomat ku kanë mashtruar serbët” tha ai.

Pa heqjen e taksës është e pamundur, ku më kërkojnë që nuk do bllokohet pranimi I pavarësisë.

"të merremi vesh ata mos të pranojnë ën fushatën e njohjes, as ne nuk bëjmë për tërheqjen e saj, nëse jo mos na kërkoni këtë” shprehet ai

"Sot as që na duhet kompromisi, ata mendojnë se kanë arritur marrëveshje me bashkësinë ndërkombëtare, E vetmja që do të na pyesin është a është misri i verdhë” than ë mënyrë ironike Vuçiq

"Po flas të vërtetën sikur kam fol gjithnjë, ndonëse dhemb. Po duket se pos meje askush nuk do zgjidhje ", tha ai.

Si është e mundur që në mediat shqiptare të ketë vetëm një shenjë dhe nëj temë.

" Po nëse jam tradhtar, pse me sulmojnë çdo ditë, pse duan protestat në Beograd dhe anojnë për ata? Apo ju pengon Vuçiq sepse e di cili është interesi serb dhe duan të rrëzojnë?", tha Vuçiq.

Nëse deri më 6 maj nuk hiqen taksat në mallrat serbe, do të dalim me masa kundër Prishtinës than ë mbledhjen e SNS, presidenti Vuçiq.

"Menjëherë të ju them të gjithëve, që janë mësuar të thërrasin ne telefon të kërcënojnë, nëse serbët veç ngritin dorën në gard, qe 6 muaj na godasin dhe na lënë shenja, mos thërrisni, nuk kam qasje ", tha Vuçiq duke shtuar se Serbia ka të drejtë në dinjitet , krenari dhe fytyrë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...