Vuçiq do të takojë Putinin dhe do diskutojë për Kosovën

Lajme

Vuçiq do të takojë Putinin dhe do diskutojë për Kosovën

Nga: F.B. Më: 17 prill 2019 Në ora: 09:52
Aleksandar Vuçiq dhe Vladimir Putin

Presidenti i Serbisë në fund të muajit do takoj krerët e shtetit në Rusi dhe Kinë gjatë mbajtjes së Forumit të dytë për bashkëpunim ndërkombëtare “ Trase dhe rrugë ", shkruan “Novosti” transmeton “Bota Sot”.

Situata në regjion dhe bashkëpunimi i Serbisë me Rusinë do të jenë temë e takimit të Vuçiqit me Putinin në Peking në forumin e bashkëpunimit ndërkombëtar

Gjatë këtij forumi që do mbahet me 25 deri 27 prill, Vuçiq do bisedoj me njeriun e parë të Kinës Si Gjinping, kështu që në takimin e Berlinit për regjionin e Ballkanit do shkojë pasi të marr mendimin e dy liderëve të fuqive botërore.

Për organizimin e takimit ai do biseodj me ambasadorin rus Çepurin dhe ky do të jetë takimi i 16-të i tyre.

Vuçiq ka thënë se dialogu mund të vazhdoj me heqjen e taksës nga Prishtina.

Sipas analistit Dragomir Angjelkoviç takimi me Putinin dhe Gjinping në Peking do jetë takim me miq, ndërkohë në Berlin zyrtarët i pret presioni.

“Në Berlin do jemi ‘ne dysheme’ prandaj bisedimet në Peking do thonë forcim të pozitës sonë në atë tubim. Ata do dërgojnë porosi se shtimi I presionit nuk mund të rezultojë me daljen nga vetvetja” tha ai.

Në pyetjen nëse biseda me krerët e Rusisë dhe Kinës do të jetë zgjidhja për Kosovës, Angjelkoviç thotë se ata mendojnë se nuk është pjekur koha për zgjidhje përfundimtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat