Sulm i rëndë nga bashkëmoshataret në park, vajzës 13 vjeçe i shkulin thonjtë - Bota Sot
Sulm i rëndë nga bashkëmoshataret në park, vajzës 13 vjeçe i shkulin thonjtë

Lajme

Sulm i rëndë nga bashkëmoshataret në park, vajzës 13 vjeçe i shkulin thonjtë

Më: 17 prill 2019 Në ora: 13:37
E mitura

Një vajzë e re mbeti viktimë e atij që sipas hetuesve ishte një “krim urrejtjeje”, nga bashkëmoshataret e saj të bardha, të cilat e quajtën “zezake” dhe i shkulën thonjtë e bëra e akrilik.

Vajza 13-vjeçare ishte bashkë me një grup vajzash me ngjyrë, kur u sulmua në Bristol, Angli, më 13 prill. Policia po heton lidhur me ngjarjen dhe kërkon ndihmën e dëshmitarëve të mundshëm, pasi nëna e saj Lindsay Dunn, thotë se e bija ka pësuar dëmtime të shumta.

Nga dëshmia e vetë së miturës, mësohet sulmi ndodhi teksa ajo po këndonte bashkë me shoqet në parkun e lojërave Funderworld, ku disa vajza të bardha iu afruan dhe i kërkuan që të ndalonte.

“Kur zbrita nga loja, ato më ndoqën dhe nisën të më shanin duke më thirrur zezake, ndërsa më pas më shkulën thonjtë e bërë, duke më shkaktuar dëmtime të rënda dhe gjakosje”, tregoi e mitura. Ajo u dërgua në spital dhe nga aty u lajmërua policia.

Ndërkohë që Lindsay thotë se kur shkoi për të folur me stafin e parkut Funderworld, i ofruan një biletë falas, ndaj kërkon që autoritetet të ndëshkojnë përgjegjësit. 

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat