Reagon Meliza Haradinaj: Prishtinën e shkatërruan, logjikën e njëjtë po e përdorin edhe për Notre Dame-n

Lajme

Reagon Meliza Haradinaj: Prishtinën e shkatërruan, logjikën e njëjtë po e përdorin edhe për Notre Dame-n

Më: 17 prill 2019 Në ora: 19:38
Meliza Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë sot se me buxhet të Kosovës do të ndihmohet Franca , për të restauruar katedralen Notre Dame, që është djegur ditë më parë.

Ky vendim i kryeministrit Haradinaj ka marrë kritika nga disa deputetët të opozitës dhe e ashtuquajtura shoqëria civile. E ndaj këtyre kritikave ka reaguar këshilltarja e kryeministrit, Meliza Haradinaj-Stublla.

Ajo në një status në Facebook ka thënë se Evropa po vazhdon ta ndihmojë Kosovën, dhe vendi ynë duhet ta ndihmojë Francën në këtë rast.

“Abuzimi që e bëjnë disa me vendimin për solidarizim me Francën është i paprecedent. Me këtë logjikë, BE-ja duhet ta ndal menjëherë ndihmën për Kosovën”.

Haradinaj-Stublla thotë se të vetmit që e kanë këtë logjikë në Evropë janë ekstremistët që kërkojnë që mos t’iu ndihmohet atyre që s’janë evropianë, ose evropianë të vërtetë.

“Edhe në Evropë ka varfëri, por Evropa vazhdon të ndihmojë Kosovën! Edhe para 20 vitesh kishte njerëz që thoshin “pse duhet ne të merremi me Ballkan?”. Në vend se ta shprehin solidaritetin me kryeqytetin e Francës, këta përdorin logjikën e njejtë si për Prishtinën, që e pushtuan e shkatërruan pamëshirshëm për 20 vjet rresht. S’pritet prej tyre t’i kuptojnë vlerat e trashëgimisë botërore, vlerat perëndimore, e as aktet e solidaritetit modest”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat