Burri rrezikon jetën për të shpëtuar delen në shkëmb

Lajme

Burri rrezikon jetën për të shpëtuar delen në shkëmb

Më: 18 prill 2019 Në ora: 06:33
Burri rrezikon jetën për të shpëtuar delen në shkëmb

Një njeri është konsideruar hero pasi shpëtoi të jetën e një delje që ishte bllokuar në një shkëmb dhe gati po rrëzohej në det.

Disa fotografi tregojnë burrin që ecte përgjatë shkëmbit Porthgain dhe Aberieddy në Uells dhe pastaj kaloi poshtë për të shpëtuar kafshën. Aty duket sikur rrezikon edhe jetën e tij.

Kur iu afrua, ai kapi delen që peshonte 50 kg nga qafa dhe me krahun tjetër mundohej të ruante bilancin derisa arriti në terren të sigurtë. Ai është konsideruar hero nga të gjithë adhuruesit e kafshëve.

Imazhet i realizoi fotografi Andrea William, të cilit i bëri përshtypje gjesti i mirë i burrit, identiteti i të cilit nuk dihet.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat