Tadiç: Është ngushtuar hapësira manovruese e Serbisë në bisedime për Kosovën - Bota Sot
Tadiç: Është ngushtuar hapësira manovruese e Serbisë në bisedime për Kosovën

Lajme

Tadiç: Është ngushtuar hapësira manovruese e Serbisë në bisedime për Kosovën

Nga: F.B Më: 18 prill 2019 Në ora: 12:03
Boris Tadiç

Agjenda e Kosovës sot nuk është mundur të parashikohet sepse bashkësia ndërkombëtare që pa përcaktuar marsin si kohën e nënshkrimit të ashtuquajturës marrëveshje gjithëpërfshirëse, ka thënë Boris Tadiç në ndërkohë ka humbur konceptin e zgjidhjes së çështjes së Kosovës, shkruan “Danas” transmeton “Bota Sot”.

Kryetari i Partisë Social demokrate Tadiç ka shtuar tahs kanë ardhur zgjedhjet në parlamentin evropian, pas të cilave do vendoset udhëheqja e re e komisionit evropian dhe përfaqësuesit me këtë edhe ekipi i ri i bisedimeve.

„Pas nënshkrimit të marrëveshjes së Brukselit me të cilën (presidenti Aleksandar) Vuçiq vendosi sistemin e drejtësisë së Kosovës së pavarur edhe në veri të Kosovës dhe pasi ndryshoi bisedimet në rang të shefave të shtetit në Bruksel, hapësira manovruese e Serbisë në mënyrë dramatike është ngushtuar … është vështirë të ofrohet platformë e qartë në rrethanat e jo transparencës së politikës për Kosovën të Vuçiqit sepse me siguri askush nuk mund të dijë cila është pozita e saktë e Serbisë në këtë moment dhe çka është biseduar dhe premtuar prapa skenës në bisedime “, shtoi ai.

Sipas Tadiç „ është e domosdoshme të definohet politika zhvillimore ekonomike në rrethana globale duke ndërmarr të gjitha aspektet e teknologjisë zhvillimore … Ne jemi bërë parajsë tregu për prodhuesit e kabllove dhe çorapeve dhe kjo është arritur me shumë vështirësi, sikurse edhe në industrinë e automobilave, teknologjinë e lartë në rrethana të krizës botërore “, tha ai.

Në pyetjen lidhur me raportet me Lidhjen për Serbinë (SZS), anëtare e të cilës është edhe Partia Demokratike që synon bashkimin me Partinë Social demokrate që nuk është pjesë e kësaj lidhje, Tadiç u përgjigj se „ përtëritja e Partisë Demokratike nuk është proces që ndërlidhet me SZS. SDS mbetet jashtë SZS dhe bashkimi me demokratët është projekt që ec paralel, kështu që nuk është obligim të jemi pjesë e SZS“.

„Unë nuk kam interes të vij në pushtet, nga 2012 nuk kam kandiduar në asnjë funksion por asnjëherë nuk do të heq dorë nga ndikimi në rrjedhat shoqërore në luftën për liri dhe demokraci. Është obligim i secilit qytetar që të përfshihet në këtë luftë përndryshe do të lejoj që të udhëheqin maskarenjtë “, tha Tadiç.

„Ne sot në krye të shtetit kemi tregtar me shpirtrat e njerëzve që praktikisht thërrasin në dhunë, duke nxitur qytetaret që nuk i mbështesin me porosi „ hajde, bëni ndonjë dhunë!“. Kemi në krye të shtetit presidentin të cilit më e rëndësishme është të “gjej” argument për propagandën e vetë në të cilën do prezantoj opozitën si dhunues nga siguria e shtetit dhe qytetarët “, shtoi ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...