Vërejtja nga Moska: Është intensifikuar krijimi i Shqipërisë etnike

Lajme

Vërejtja nga Moska: Është intensifikuar krijimi i Shqipërisë etnike

Nga: F. B. Më: 18 prill 2019 Në ora: 17:59
Vladimir Putin dhe Shqipëria etnike - foto ilustrim

Rusia ka ftuar partnerët perëndimor të Shqipërisë që të reagojnë në “synimet e qarta qendrore të shqiptarëve”, shkruan “Telegraf”, transmeton “Bota sot”.

Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë ka theksuar sot se “janë intensifikuar përpjekjet që të integrohen zonat me popullsi shqiptare në Ballkan” dhe ka tërhequr vërejtjen se po komplikohet dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës duke dëmtuar atmosferën e besimit në të gjithë regjionin.

Në një kumtesë të kësaj ministrie vlerësohet se sponsorët perëndimor te Tiranës po vazhdojnë të bëhen se nuk vërejnë “aspiratat shqiptaro-mëdha” aktive.

Intensifikimi i përpjekjeve që të integrohen dhe bashkohen të gjitha zonat e banuara me shqiptarë në vendet fqinje të Ballkanit dhe institucionalizimi i këtij procesi në kuadër të Lidhjes regjionale të komunave shqiptare nuk është i padëmshëm thuhet në kumtesë.

Ministria ruse nga ana tjetër thotë se nuk mund të injorohen “një varg i hapave që ka ndërmarr udhëheqja shqiptare në lidhje me konsolidimin e “faktorit shqiptar” në kuadër të politikës regjionale të Tiranës".

Në këtë kontekst ajo përkujton se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama “hapur ka theksuar se për te Kosova është pjesë e Shqipërisë” dhe se "bashkimi i Shqipërisë me Kosovën nuk është plani B por plani A".

“Realizimin e këtij plani kryeministri shqiptar e ka ndërlidhur me debatin e brendshëm dhe të jashtëm politik rreth mundësisë së korrektimit të kufijve të krahinës, përkatësisht në kuadër të dialogut në ndërmjetësim të BE-së me qëllim arritjen e marrëveshjes ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”, thuhet në kumtesë.

Duket thotë ministria e jashtme ruse se në Tiranë mendojnë se arritja e një marrëveshje të këtillë mes Beogradit dhe Prishtinës përbën supozimin e realizimit të “planit A”.

Ministria ka ftuar partnerët perëndimor të Shqipërisë që përfundimisht të reagojnë në “ synimin e qartë shqiptar” të Tiranës dhe në vend të formimit të strukturave në nivelit lokale të siguroj që Prishtina të përmbush obligimet në lidhje me formimin e asociacionit të komunave serbe në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat