Daçiq: Në Berlin do ketë presion shtesë ndaj Beogradit dhe Prishtinës për vazhdimin e dialogut

Lajme

Daçiq: Në Berlin do ketë presion shtesë ndaj Beogradit dhe Prishtinës për vazhdimin e dialogut

Nga: F.B. Më: 19 prill 2019 Në ora: 10:20
Ivica Daçiq

Ministri i jashtëm Ivica Daçiq ka deklaruar se në takimin e ardhshëm të Berlinit me gjasë do të bëhet presion shtesë ndaj Beogradit dhe Prishtinës për vazhdimin e dialogut, shkruan “Novosti”, transmeton “Bota Sot”.

Ai për RTS ka thënë se për dialogu duhet të hiqen taksat e Prishtinës. "Në Serbinë po bëhet presion me qëllim që të kënaqet me diçka Prishtina që të heq taksat", theksoi Daçiq.

Daçiq ka thënë se po flitet për sovranitetin e dyfishtë që nuk është propozuar asnjëherë zyrtarisht si zgjidhje të çështjes së Kosovës, duke theksuar se për Serbinë kjo është e papranueshme.

Daçiq sqaroi se sovraniteti i dyfishtë do të thotë që në veri pas dhjetëra viteve mund të mbahet referendum. "Kjo zgjidhje nënkupton se Serbia pranon Kosovën ndërsa ajo pjesë(veriu) të jetë nën ndikimin e sovranitetit të dyfishtë dhe ndonjëherë të mbahet referendum. Kjo është për ne e papranueshme", tha Daçiq.

Ai theksoi se se me këtë propozim zgjidhje askush nuk ka dal zyrtarisht dhe nuk ka askund në botë diçka të ngjashme, për atë është e papranueshme.

Në Berlin me 29 prill ku do të jenë Merkel dhe Makron dhe përfaqësuesit e Beogradit dhe Prishtinës, thirrje që ka befasuar Brukselin. "Shumë vende janë të pakënaqura me këtë takim, si Austria, Italia, sepse po luajnë lojëra jo vetëm me Rusinë dhe Kinën po edhe brenda perëndimit", ka thënë Daçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat