Suspendohet zyrtari i burgut që e vuri para rrezikut Shkumbin Mehmetin - Bota Sot
Suspendohet zyrtari i burgut që e vuri para rrezikut Shkumbin Mehmetin

Lajme

Suspendohet zyrtari i burgut që e vuri para rrezikut Shkumbin Mehmetin

Më: 19 prill 2019 Në ora: 13:13
Shkumbin Mehmeti

SHKK ka njoftuar se ka suspenduar zyrtarin përgjegjës që e vuri në rreziku Shkumbin Mehmetin, duke e transportuar në të njëjtën veturë me Bedri Krasniqi.

Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinionin publik se, autoritetet brenda këtij shërbimi me të kuptuar se të dënuarit, Shkumbin Mehmeti dhe Bedri Krasniqi të cilët vuajnë dënimin në Burgun e Sigurisë së Lartë janë transportuar në të njëjtin automjet për në gjykatë, menjëherë ka ndërmarr masa duke e suspenduar zyrtarin përgjegjës për organizimin e këtij transportimi, deri në përfundim të hetimeve.

“Edhe përkundër faktit se të burgosurit e apostrofuar në këtë rast janë transportuar me automjet të dedikuar për Rrezikshmëri Shumë të Lartë, automjeti transportues është i ndarë në dy pjesë, ku të burgosurit nuk mund të kenë kontakt mes tyre”, thuhet në komunikatë.

SHKK njofton se pas gjithë kësaj mbeten të përkushtuar që secilin rast të raportuar të hetohet dhe të zbardhet deri në fund.

“SHKK, në përshtatshmëri të vazhdueshme me ligjet në Republikën e Kosovë, synon të korrektojë dhe risocializojë të burgosurit duke respektuar të drejtat e tyre fundamentale pa marrë parasysh racën, gjuhën dhe religjionin”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...