Vrasja e Oliver Ivanoviqit, këta janë dy serbët që futen nën “llupën” e Prokurorisë!

Lajme

Vrasja e Oliver Ivanoviqit, këta janë dy serbët që futen nën “llupën” e Prokurorisë!

Më: 19 prill 2019 Në ora: 18:26
Zvonko Veselinoviq dhe Milan Mihailoviq

Prokuroria e Republikës së Kosovës ka lëshuar vendim për zgjatjen e hetimeve kundër dy personave, të përfshirë në vrasjen e Oliver Ivanoviqit.

Gazeta beogradase, “KRIK” shkruan se bëhet fjalë për Zvonko Veselinoviq dhe Milan Mihailoviq.

Image
Image

Dy të dyshuarit, sipas organeve të drejtësisë, janë të përfshirë në organizimin e një grupi kriminal, rrezikim të personelit të Kombeve të Bashkuara dhe personelit ndihmës, shkaktim të rrezikut të përgjithshëm dhe vrasje të rëndë.

Oliver Ivanoviç u vra janarin e kaluar në ambientet e partisë së tij në Veri të Mitrovicës.

Ndërsa, në nëntor të vitit të kaluar u arrestuan Nedeljko Spasojeviq, Dragisha Markovic dhe Marko Rosic, ndërsa i dyshuari i katërt (Shefi i Listës Srpska), Milanit Radoiqic iku për Serbi.

Image

Spasojeviç, një hetues policor në veri të Mitrovicës, dyshohet se ndihmoi kryerësin e vrasjes duke e lehtësuar atë që të ikë nga vendi i ngjarjes me automjetin e policisë zyrtare.

Ndërsa, Rosiç ishte nën hetim për një letër të gjetur në xhepin e Ivanoviç në të cilin ishte shkruar numri i regjistrimit të xhipit në pronësi të familjes Rosiç.

Kurse, për Markoviçin, gjithashtu një oficer policie nga veriu i Kosovës, besohet se ka transferuar informacion nga një person tek një oficer i policisë në Serbi.

Image

Spasojeviq dhe Rosiç mbahen në paraburgim dhe gjykata pritet që në vazhdim të vendos t’ia zgjas apo jo masën e paraburgimit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat