Lazanski sulmon ambasadorin amerikan Skot, e quan flakaresh dhe nënçmim hartën e Serbisë pa Kosovën

Lajme

Lazanski sulmon ambasadorin amerikan Skot, e quan flakaresh dhe nënçmim hartën e Serbisë pa Kosovën

Nga: F. B. Më: 21 prill 2019 Në ora: 13:21
Miroslav Lazanski

Analisti serb Miroslav Lazanski ka reaguar ndaj ambasadorit amerikan Skot që në shkollën fillore "Zharko Zrenjanin", në Apatin para nxënësve prezantoi hartën e Serbisë pa Kosovën, duke e quajtur incident serioz ligjëratën dhe hartën gjeografike, shkruan  “Expreso”, transmeton “Bota sot”.

Duke reaguar ndaj ambasadorit amerikan Kajl Skot ai theksoi se: ”Ajo që është e rrezikshme në gjithë këtë është ka mundur të nddoh sikur profesorit ditë më parë (kur ai kishte dhënë flakaresh nxënëses). Sepse harta e Serbisë pa Kosovën midis klasës , midis Serbie është flakaresh dhe nënçmim për patriotizmin serb nga ambasadori amerikan posaçërisht për gjeneratat e reja” tha ai.

Lazanski thotë se gjatë ligjëratës kur u prezantua harta pa Kosovën, nxënësit kanë thirrur “Kosova është Serbi”, ndërsa Skot ekselenca e tij ka vazhduar me ligjëratën sikur nuk ka dëgjuar asgjë.

Çka do të ndodhte sikur, mos e jep Zot ndonjë nxënës për të hyr në histori të godiste ambasadorin Skot, pyet Lazanksi? Pasi ligjërata e ekselencës ishte provokim, ndonëse ai ka pasur përcjellje, që vështirë do mund reagonin ndaj 30 tjerëve.

A do aktivizohej menjëherë flota e gjashtë dhe bombardimet, a do ndalej rruga për në BE dhe a do të ngiste Prishtina taksat në 300 për qind? Këtë nuk e di, por se Skot shumë herë ka provokuar, që për te sigurisht nuk janë provokime sepse ndodhin në Serbi dhe jo Kaliforni.

Krerët e shtetit po përgatiten për Berlin me 29 prill në takimin e liderëve ballkanas. Gjermanët gjithnjë kanë ditur si priten krerët shtetëror me të gjithë nderin dhe procedurat.

Gjermania ka pranuar përgjegjësinë kolektive, fajësinë për holokaust, por si duket për Berlin është mjaft që historia gjermane të shikohet në vetëm 12 vjet të nacizmit.

Cilat janë lidhjet e mesazheve më të reja nga Berlini për Beogradin? Në Gjermani në debatet e ndryshme të politikës së jashtme në lidhje më Ballkanin dhe Serbinë qëndrimet oscilojnë mes konkretes dhe imagjinares, duke krijuar enigma tek partnerët e saj.

Kundërshtimet janë shpesh interesante për shembull "institucionet serbe në veri të Kosovës” dhe “institucionet e serbëve në veri të Kosovës” kanë dallim dhe nga aty del diçka, a është më mirë a më keq mbetet të shihet...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat