Flet komandanti i Koshares për armët kimike të Serbisë të përdorura në këtë Betejë, ja si arritëm të i identifikojmë...

Lajme

Flet komandanti i Koshares për armët kimike të Serbisë të përdorura në këtë Betejë, ja si arritëm të i identifikojmë...

Nga: N.Sh Më: 21 prill 2019 Në ora: 14:37
Hisen Berisha

Ushtria serbe kishte përdorur armë kimike në Betejën e Kosharës. Kështu sipas dokumenteve të publikuara nga mjeku Haxhi Kamberi, ushtria serbe kishte përdorur gazë “BZ” dhe të ngjashëm kundër ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Për këtë çështje, ish-komandanti i Koshares, Hisen Berisha i është mirënjohës doktorvë të cilët me kohë kishin arritur që të identifikonin simptomet e helmeve luftarake në luftëtarët e plagosur.

Berisha përmes një shkrimi në Facebook, nderon ekipin mjekësor të Brigadës 138 “Agim Ramadani”, në krye me dr. Afrim Sylejmanin, i cili ishte komandantë i Shërbimit mjekësor në luftë, dr. Bajram Zeqirin, përgjegjës i koordinimit me shërbimet shëndetësore shqiptare nga Sipati i Bajram Currit e deri në sistemin spitalor në Tiranë dhe atë të Ministrisë së Mbrojtjes, dr. Sylë Bruqi si përgjegjës i Spitalit të Bajramcurrit në emër të Brigadës, si dhe ekipin që bëri analizat konstatuese në Institutin për analiza në Tiranë, me theks Institutit të toksikologjisë i NATO-s në Bruksel që megjithatë përputhej më vlerësimin e drejtpërdrejtë në front nga Prof. Milazim Maraj - Kimist.

Ja postimi i plotë i Hisen Berishës:

Fakte lufte!

Mirnjohje Doktorve në vijat e frontit që arritën që në kohë të identifikonin simptomet e helmeve luftarake në luftetarët e plagosur apo me gjëndje të përkeqësuar si përgjumja, ngulfatja, etj. viktimë e të cilit isha dhe vetë me luftetarë të shumtë, në vijen e gjërë të frontit.

Po ashtu vlenë theksuar në shenjë mirënjohje, rolin e doktorëve të frontit në udhëzimet profesionale që armatimi i artilierisë me ekipazhe të pozicionohen në zona luftimi që rrymohen nga ajri me qëllim ikjëje efektit maximal të helmeve, siç na udhëzuan ne komandantëve në vijat e frintit që luftëtaret ti mbajmë aktiv dhe të kujdesemi të mos përgjumen, çka do të përbënte rrezik fatal...!

Me respekt i nderojmë ekipin mjeksorë të Brigades 138 "Agim Ramadani" në krye me Dr. Afrim Sylejmani si Komandant i Shërbimit mjeksorë në luftë, Dr. Bajram Zeqiri përgjegjës i koordinimit me shërbimet shëndetësore shqipëtare nga Spitali i Bajram Currit, deri në sistemin spitalor në Tiranë dhe atë të Ministrisë së Mbrojtjes, Dr. Sylë Bruqi si përgjegjës i Spitalit të Bajramcurrit në emër të Brigadës, si dhe ekipin që bëri analizat konstatuese në Institutin për analiza në Tiranë, me theks Institutit të toxikologjisë i NATO-s në Bruxel që megjithatë përputhej më vlerësimin e drejtëpërdrejtë në front nga Prof. Milazim Maraj - Kimist.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat