Dodiku nuk do ushtri në kufi, ‘e ndajnë’ nga Serbia

Lajme

Dodiku nuk do ushtri në kufi, ‘e ndajnë’ nga Serbia

Më: 21 prill 2019 Në ora: 18:50
Dodiku dhe Vuçiq

Lideri i serbëve të Bosnjë-Hercegovinës dhe kryesuesi i Kryesisë së ëkëtij vendi Milorad Dodik ka thënë se për të është e papranueshme kërkesa e Këshillit të ministrave të BeH-së për angazhimin e ushtrisë në kufi me Serbinë për pengimin e ardhjes së imigrantëve.

Dodik për Radiotelevizionin e Serbisë ka thënë se nuk e pranon as idenë e vendosjes së pjesëtarëve të Frontex-it në kufi.

“Kufiri kah Serbia nuk mund të mbyllet, ai për ne nuk ekziston. Kjo mund të jetë një linjë administrative dhe asgjë më shumë. Ka pasur në kryesi kërkesa për t’u vënë ushtria në kufi kinse për të penguar hyrjen e migrantëve, gjë që e kam refuzuar. Refuzoj të vijë Frontex-i apo kushdo tjetër në kufi me Serbinë. Deri sa të jem në Kryesinë e BeH-së vendime të tilla nuk do të ndodhin”, ka thënë Dodik, transmeton “Danas”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat