E zbulon Islami: Spiunë e mercenarë në ISIS, paguheshin 20 mijë euro në muaj

Lajme

E zbulon Islami: Spiunë e mercenarë në ISIS, paguheshin 20 mijë euro në muaj

Nga: N.Sh Më: 22 prill 2019 Në ora: 09:37
Dardan Islami

Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, opinionisti dhe analisti politik, Dardan Islami, përmes një shkrimi në Facebook, shprehet se, nga 300 pjesëtarë të ISIS-it gjysma prej tyre janë spiunë e pjesa tjetër janë mercenar.

Islami thotë se, ata kanë shkuar në ISIS për rrogë 20 mijë euro në muaj.

“Nga 300 pjesëtarë të ISIS-it, gjysma janë shpijuna të shërbimeve perëndimore dhe shërbimeve tjera! Gjysma tjetër janë mercenar që kanë shku për Lekë, dhe për rroga 20 mijë euro në muaj! AKI ka me i mjel mirë këta, sepse konsiderohen asete që na tregojnë gjana!”, shkruan Islami në Facebook, transmeton gazeta “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat