Gëzim Kelmendi i ka dy fjalë për terroristët që vranë mbi 200 persona

Lajme

Gëzim Kelmendi i ka dy fjalë për terroristët që vranë mbi 200 persona

Nga: N.Sh Më: 22 prill 2019 Në ora: 10:52
Gëzim Kelmendi

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, tani kryetar i Partisë Fjala, Gëzim Kelmendi ka shprehur ngushëllime për viktimat e sulmeve terroriste në Sri Lanka, ku u vranë mbi 200 persona.

Kelmendi përmes një postimi në Facebook, thekson se, ky sulm është dëshmi që terrorizmi dhe terroristët nuk njohin fe, kob e as racë.

Ai thekson se, terroristët duhet të marrin dënimin e merituar.

Ja postimi i plotë:

Sulmi terrorist në Sri Lanka ku u vranë më shumë se 200 njerëz të besimit të krishterë në kisha dhe hotele, është dëshmi që terrorizmi dhe terroristët nuk njohin fe, komb dhe racë.

Terroristët duhet ta marrin dënimin e merituar kudo që janë.

Ngushëllimet më të sinqerta popullit të Sri Lankës për viktimat e këtij sulmi terrorist.

Ndërsa të lënduarve iu uroj shërim dhe forcim sa më të shpejtë.

Gëzim Kelmendi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat