Takimi i Berlinit: Ç’presin pushtetarët e çka analistët serbë

Lajme

Takimi i Berlinit: Ç’presin pushtetarët e çka analistët serbë

Më: 22 prill 2019 Në ora: 11:44
Dusan Janjic

Pushtetarët e quajnë ‘kontravers’, ndërsa analistë të pavarur përtëritje të dialogut – janë këto vlerësime të analistëve serbë të anketuar nga televicioni regjional N1.

Takimin në Berlin pushteti në Beograd e quan ‘kontravers’, sepse në të, siç pret kryetari i të ashtuquajturit Këshill i Kuvendit të Serbisë për Kosovën, Milovan Drecun, do të vazhdojë presionet e ashpra dhe do të kërkohet vetëm njohja e Kosovës.

“Duke pasur parasysh deklaratat e zyrtarëve gjermanë, unë mendoj se ata vetëm duan të bëjnë presion mbi Serbinë dhe të krijojnë kushte për vazhdimin e bisedimeve, caku i fundit i të cilave do të ishte jo arritja e kompromisit, por që Serbia ta njohë pavarësinë e vetëshpallur të Kosovës, dhe duket se ngadalë nga ana e Gjermanisë po evitohet roli i Bashkimit Evropian, ndërsa ky takim është kontravers, nga ana tjetër, edhe për shkak të asaj se duket se në tërë këtë nuk merr pjesë Uashingtoni”, ka thënë Drecun për televizionin regjional N1.

Takimi në Berlin është shumë i rëndësishëm që dialogu jo vetëm të përtëritet, por edhe të ngrihet në nivel më të lartë, ka vlerësuar për N1-në drejtori i Forumit për marrëdhënie etnike i Serbisë Dusan Janjic.

“Ky tubim, nëse merren parasysh edhe zgjedhjet për katër kryetarë të komunave (në veri të Kosovës), po e blen kohën që gjërat të mbesin në kuadër politik, që të mos përhapen në rrugë, dhe të mos përfundojnë në dhunë, sepse ne vazhdimisht harrojmë se shumica e madhe, së paku në Kosovë, e do status quo-në. Të pushtetshmit edhe nga njëra anë edhe nga tjetra, sidomos nga pala serbe, e edhe këto qendra joformale të pushtetit të cilat tash janë legalizuar, ata absolutisht duan status quo-në”, thotë Janjic.

Ata të cilët nuk janë të pushtetshëm, siç i ka shpjeguar N1-së gazetarja e portalit Bota bardhë-zi nga Mitrovica Sanja Sovrlic, duan që vetëm të mos ketë dhunë e cila do të pasonte, siç thotë ajo, nga tensionet e politikës ditore në relacionin Beograd-Prishtinë.

Idenë për të cilën është angazhuar gjatë verës Aleskandar Vucic – përcaktimi i kufirit (razgranicenje) mes serbëve dhe shqiptarëve – Gjemania nuk e mbështet që nga fillimi dhe nuk pritet që, siç thonë bashkëbiseduesit, që të shqyrtohet, përfundon N1.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat