Media serbe: Sllovakia nuk ndryshon qëndrim rreth Kosovës, Lajcak vjen si kryesues i OSCE-së

Lajme

Media serbe: Sllovakia nuk ndryshon qëndrim rreth Kosovës, Lajcak vjen si kryesues i OSCE-së

Më: 22 prill 2019 Në ora: 11:52
Miroslav Lajcka

Qëndrimi i Sllovakisë rreth deklaratës së pavarësisë së Kosovës është i njohur dhe Sllovakia nuk e ndryshon këtë qëndrim, kanë thënë në Ministrinë e punëve të jashtme të Sllovakisë për gazetën serbe “Vecernje novosti”.

Sipas gazetës serbe, këtë përgjigje kanë marrë nga ministria e punëve të jashtme në Bratisllavë në pyetjen e saj se a do të thotë se paralajmërimi i Begjet Pacollit, ministër i punëve të jashtme i Kosovës, se Kosova do të hapë zyrë në Zllovaki, do të thotë qëndrim i këtij vendi “ndaj statusit të Kosovës”.

Se çfarë do të jenë përgjegjësitë e zyrës së Kosovës në Bratisllavë, nga ministria sllovake, sipas gazetës, u është thënë:

“Vërtet është herët të flitet seër çfarëdoqoftë përgjegjësish ekonomike e komerciale të zyrës së Kosovës. Nuk jemi kundër kurrëfarë komunikimi, mirëpo, çdo zgjidhje do të pasqyronte nivelin e marrëdhënieve tona.

Duke u ndërlidhur me deklaratën e shefit të diplomacisë së Kosovës, se “shefi i diplomacisë së Sllovakisë me ftesë të tij do ta vizitojë Prishtinën në qershor”, gazetës i është thënë se Miroslav Lajcka këtë vizitë do ta bëjë në cilësinë e kryesuesit të OSCE-së.

Sllovakia është njëra ndër pesë vendet e Bashkësisë evropiane, të cilat nuk e kanë njohur Kosovën.

Sipas gazetës serbe, edhe nga Greqia i është konfirmuar se zyra e atjeshme e Kosovës do të jetë vetëm ekonomike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat