E bija e gjakpirësit: Jeton në errësirë - rri vetëm me ish-bashkëshortin

Lajme

E bija e gjakpirësit: Jeton në errësirë - rri vetëm me ish-bashkëshortin

Më: 22 prill 2019 Në ora: 13:02
Marko dhe Maria Millosheviq, fëmijët e kasapit Sllobodan Millosheviq, nuk erdhën në varrimin e nënës së tyre Mira Markoviq.

Marko dhe Maria Millosheviq, fëmijët e kasapit Sllobodan Millosheviq, nuk erdhën në varrimin e nënës së tyre Mira Markoviq.

Maria Millosheviq ka jetuar në Mal të Zi, dhe, edhe pse tashmë ka dokumente të nevojshme për të udhëtuar jashtë vendit, sipas "Novosit”, ajo nuk do të shkojë në Serbi.     

Arsyeja për këtë është qëndrimi i saj se familjes Millosheviq iu është "bërë një padrejtësi e madhe".

Maria Millosheviq është e pavetëdijshme rreth padrejtësisë që solli pikërisht politika e babait të saj në ish-vendet Jugosllavisë, përfshirë Kosovën dhe ka kohë që ka thënë se nuk e ka ndërmend kurrë për t'u kthyer në Serbi.

Ajo, sipas fqinjëve të saj në Cetinje, gjithë kohën e kalon mbyllur në shtëpi. Askush nuk e ka parë dhe tërheqja e saj në vetmi ka qenë prej kohësh e zakonshme për fqinjët. Nuk shoqërohet me askënd dhe herë pas here vizitohet nga ish-bashkëshorti Sllobodan Bullatoviq, i cili është i vetmi që edhe këtyre ditëve ka hyrë në oborrin e saj.

Maria u largua nga Serbia më 2001, menjëherë pasi kasapi i Ballkanit u ekstradua në Hagë. Jetoi fillimisht në Nikshiq dhe më vonë u transferua në Cetinje, në fshatin Bogdanov, ku çon jetë të mbyllur.

Ajo ishte e martuar me Sllobodan Bullatoviqin, një inspektor turistik nga Cetinja. Martesa u shemb pas dy vjetësh, por Maria mbeti ende në Cetinje. Në listën e popullsisë ajo u regjistrua si malazeze.

Burri i saj i parë, Nikolla Mishlenoviq, një ish-diplomat, vdiq në 2014 në moshën 62-vjeçare. Maria ishte 18-vjeçe kur u martua me Mishlenoviq, i cili ishte 15 vjet më i vjetër. Ata ishin së bashku tri vjet derisa ai ishte në shërbimin diplomatik në Japoni.

Edhe pse tani është deklaruar se Maria Millosheviq ka përgatitur dokumentacionin për udhëtime jashtë Malit të Zi, mediat shkruajnë se ajo është e ‘robëruar me kusht’ në atë vend. Në fakt, gjatë arrestimit të Sllobodan Millosheviqit, ajo shtiu nga një pistoletë 22 LR, për të cilën nuk kishte leje.

Kjo çështje penale u ngrit kundër saj dhe ajo u akuzua për provokimin e rrezikut të përgjithshëm dhe mbajtjen e paligjshme të një pistolete. Ajo u mor në pyetje, por më vonë iku në Mal të Zi.

Vepra penale e posedimit të paautorizuar të armëve, për të cilën u akuzua, u vjetërsua në vitin 2007 dhe procesi i lidhur me të shtënat ishte pak më i komplikuar.

Në fund të shtatorit 2002 ajo u dënua me tetë muaj burgim, por pas ankesës së avokatit të saj, gjykata e apelit e anuloi aktgjykimin.

Në mes të nëntorit 2004, filloi një gjyq i ri, por Maria nuk iu përgjigj thirrjeve. Justifikimet mjekësore treguan se ajo ishte e sëmurë dhe disa thirrje u kthyen me treguesin se ajo nuk u gjet në adresën e regjistruar në Podgoricë.

Avokatët e saj kanë kërkuar vazhdimisht një pretendim se e pandehura është e sëmurë rëndë dhe më 19 tetor 2005, ajo ishte e vendosur të sillet në seancën e ardhshme kryesore, por kjo nuk ndodhi.

Ajo u përpoq të heqë dorë nga shtetësia e saj serbe, por kjo nuk ishte e mundur, pasi ndiqej penalisht. Po ashtu, nuk mund të marrë shtetësinë malazeze derisa të heqë dorë nga ajo serbe. Gjithashtu mbështeti Kishën Malazeze Ortodokse, të cilën nuk e njeh Kisha Ortodokse Serbe.

Më herët, ajo deklaroi se nuk ishte në kontakt me nënën dhe vëllain e saj, pasi dyshohej se kishin mosmarrëveshje rreth vendit se ku do të varrosej kasapi i Ballkanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat