Gjuriq kërcënon Rada Trajkoviqin: Organet shtetërore të hetojnë qëndrimet e saj

Lajme

Gjuriq kërcënon Rada Trajkoviqin: Organet shtetërore të hetojnë qëndrimet e saj

Nga: F.B Më: 22 prill 2019 Në ora: 13:21
Marko Gjuriq

Drejtori i (të ashtuquajturës) Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Marko Gjuriq ka akuzuar Rada Trajkoviq se në mënyrë direkte ka akuzuar shtetin e Serbisë për “terrorizëm shtetëror” dhe vrasjen e liderit të SDP Oliver Ivanoviç duke shtuar se është e domosdoshme të vërtetohet nëse ajo fol të vërtetën dhe çfarë fakte ka për ato konstatime, shkruan “Beta”, transmeton “Bota Sot”.

"Në secilën shoqëri të civilizuar duhet të ketë përgjegjësi për fjalën publike dhe shprehja e lirë nuk nënkupton të drejtën e baltosje dhe akuzimit të çdokujt ", tha Gjuriq duke komentuar deklaratën e Rada Trajkoviq rreth obstruksioneve në zbardhjen e vrasjes së Ivanoviçit për çka direkt theksoi se ka ardhur nga presidenti Vuçiq.

Sipas Gjuriq nëse ajo nuk thotë të vërtetën, në shpërndarjen e panikut dhe vizatimin e shenjës duhet të ketë përgjegjësi elementare.

"Personalisht nuk mendoj se ky është sulm ndaj shtetit dhe përfaqësuesve të zgjedhur demokratik, por akt i papërgjegjësisë dhe urrejtjes patologjike ndaj shtetit të saj, me gjasë” tha ai.

Sipas tij “ e gjithë” kjo dëshmon se Trajkoviq “ vetëm një nga fushata e rrëzimit të imazhit të shtetit dhe institucioneve “ dhe kjo është “ me qëllim të ruajtjes së stabilitetit, duhet të vërtetohet se cili është motivi i sja në këtë fushatë dhe kush është ideator dhe urdhërdhënës”.

Gjuriq pret nga organet e shtetit të hetojë qëndrimet e Trajkoviq dhe raportet e saj me institucionet e Prishtinës, diplomatët e huaj që si ka thënë ajo vetë, "mban kontakte të rregullta".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat