Maltë: Konfiskohen 144 kilogramë kokainë

Lajme

Maltë: Konfiskohen 144 kilogramë kokainë

Më: 22 prill 2019 Në ora: 16:13
Ilustrim

Më shumë se 144 kilogramë kokainë u kapën në një port maltez, e cila kishte për destinacion Shqipërinë dhe Malin e Zi.

‘Times of Malta’ shkruan se droga u gjet në kontejnerët me origjinë nga Amerika e Jugut.

Oficerët e doganës gjetën 40 pako kokaine me peshë 48 kilogram në dy kontejnerë, ndërsa në të tretin, i cili duhej të mbërrinte në Bar në Mal të Zi, u gjetën 80 paketa me peshë 96 kilogramë.

Vlera e parashikuar e drogës së konfiskuar është rreth 16 milionë euro.

Ndryshe, autoritetet malteze konfiskuan mbi 350 kilogramë kokainë, e cila duhej të përfundonte në Evropë gjatë dy javëve të fundit, ndërsa rreth 750 kilogramë drogë janë konfiskuar që nga fillimi i vitit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat