Sipas Brnabiq: Marrëveshja me Prishtinën? Jo para tetorit!

Lajme

Sipas Brnabiq: Marrëveshja me Prishtinën? Jo para tetorit!

Nga: F.B Më: 23 prill 2019 Në ora: 14:07
Ana Brnabiç

Ana Brnabiç kryeminstrja e Serbisë ka theksuar se përcaktimi i kufijve nuk ka qenë asnjëherë në rend dite, sikur as ndonjë propozim konkret në lidhje me këtë, por është fol vetëm si opsion, shkruan “Telegraf”, transmeton “Bota Sot”.

Nuk pres absolutisht marrëveshje deri në tetor dhe nuk besoj se mund të ndodh ka thënë ajo, duke komentuar mediat se kjo mund ndodhë deri në atë kohë, sepse jemi larg dialogut dhe zgjidhjes përfundimtare dhe normalizimit të raporteve.

“Disa politikanë nga vendi kanë definuar qëndrimin ndaj kësaj, a do të jenë për atë zgjidhje a jo, por ai qëndrim nuk ka qenë asnjëherë propozim konkret” ka thënë Brnabiç.

Ajo ritheksoi se dialogu u ndërpre pas hapave të njëanshëm të Prishtinës që janë kundër bisedimeve dhe ndërprerjes së dialogut.

Për 6 vite sipas saj, Prishtina nuk ka përmbush asnjë obligim nga marrëveshja e Brukselit, ndërsa BE nuk ka bërë asgjë edhe pse ishte garant i përmbushjes së obligimeve përfshirë formimin e asociacionit, ndërkohë që Beogradi ka përmbushur obligimet që ka pasur.

“Vija jonë e kuqe është heqja e taksës ndaj mallrave serbe, ajo vazhdoi dhe transformoi FSK në ushtri dhe miratoi platformën e dialogut dhe dialog nuk ka nëse nuk hiqen ato ka thënë qartë presidenti Vuçiq” tha Brnabiç.

Në pyetjen nëse kanë presione, ajo nënvizoi se partnerët tanë e kanë kuptuar se Serbia nuk është vend ku mund të bëhet presion dhe se ata do të jenë kundër produktiv.

Brnabiq ka thënë se Serbia është e gatshme të bisedoj me partnerët dhe është partnere e besueshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat