Ankohet Vuçiq: Nuk di si dhe për çka të bisedoj me Prishtinën

Lajme

Ankohet Vuçiq: Nuk di si dhe për çka të bisedoj me Prishtinën

Nga: F.B Më: 24 prill 2019 Në ora: 14:48
Aleksandar Vuçiç

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq në prag të takimit në Berlin ka theksuar se nuk di si dhe çka të bisedoj me Prishtinën, posaçërisht pas përpjekjeve për pamundësimin e pjesëmarrjes së Listes Serbe në zgjedhjet në veri të Kosovës, shkruan “Novosti” transmeton “ Bota Sot”.

"Unë duhet të them nuk kuptoj...përherë kam respektuar kancelaren Angela Merkel dhe presidentin Emanuel Makron. Jam i sigurt se janëmë të mençur se unë dhe do të dalin me diçka. Unë në këtë moment nuk kuptoj për çka të flasim me Prishtinën ", ka thënë Vuçiq gazetarëve serb në Peking në pyetjen nëse Prishtina me hapat e fundit i humb kuptimin takimit në Berlin.

Duke vlerësuar se KZQ e Kosovës as sot nuk ka vërtetuar pjesëmarrjen e kandidatëve të Listes Serbe në zgjedhjet për kryetar të komunave në veri të Kosovës përbën heqje të demokarcisë në të cilën askush nga bota nuk ka reaguar.

Kancelares Merkel dhe liderëve të tjerëve në Berlin do iu shtroj pyetje, si quhet ajo kur dikujt i ndalohet kandidimi, sepse nuk ju pëlqen politika e tyre, ndonëse në te nuk ka asgjë kundër ligjore apo që shkel të drejtat e njeriut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat