Vuçiq në Kinë: Jam i tronditur me ‘arrogancën” e Prishtinës

Lajme

Vuçiq në Kinë: Jam i tronditur me ‘arrogancën” e Prishtinës

Më: 24 prill 2019 Në ora: 17:29
Aleksandar Vuçiç

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi sot se është i shqetësuar në lidhje me parandalimin e Listës Serbe për të marrë pjesë në zgjedhjet në Kosovë dhe theksoi se ata do të diskutojnë me udhëheqësit e Kinës dhe Rusisë në Pekin, por edhe me kancelaren gjermane Angela Merkel në një takim në Berlin.

Duke theksuar se Kosova do të jetë një nga çështjet kyçe me presidentin e Rusisë dhe Kinës Vladimir Putin dhe Xi Jinping, Vuçiq tha se ai ishte i tronditur ‘nga arroganca’ e Prishtinës, pas një vendimi nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Kosovës, e cila ende nuk ka konfirmuar kandidatët e Listës Serbe për kryetarë të katër komunave në veri.

Vuçiq tha se në prag të takimit në Berlin nuk e di se çfarë mund të diskutojnë me përfaqësuesit e Prishtinës, sidomos pas përpjekjes së fundit për të parandaluar pjesëmarrjen e Listës Serbe në zgjedhjet në veri.

"Më duhet të them se nuk e kuptoj ... Kam respektuar gjithmonë kancelaren Angela Merkel dhe presidentin Emmanuel Macron. Unë jam i sigurt se ata janë më të zgjuar se unë dhe do të mendojnë diçka. Në këtë moment nuk e kuptoj se si dhe për çfarë duhet biseduar me Prishtinën", tha Vuçiq në Pekin, kur u pyet nëse Prishtina me veprimin e fundit ka dëmtuar takimin e ardhshëm në Berlin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat