Ministrja Hoxha i bashkohet thirrjes për vaksinim të rregullt të fëmijëve - Bota Sot
Ministrja Hoxha i bashkohet thirrjes për vaksinim të rregullt të fëmijëve

Lajme

Ministrja Hoxha i bashkohet thirrjes për vaksinim të rregullt të fëmijëve

Nga: Z.B Më: 25 prill 2019 Në ora: 18:18
Dhurata Hoxha

Me rastin e Javës për imunizim, e proklamuar nga OBSh, Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka ftuar prindërit të respektojnë oraret dhe bëjnë vaksinimin e fëmijëve, ngase, siç ka shkruar ajo, mirëqenia në familje fillon me fëmijën, përcjell “Bota sot”.

Po ashtu, Ministrja Hoxha ka theksuar në rrjetin social se “Mirëqenia në familje fillon me fëmijën! Parandalimi është më i mirë se shërimi”.

Postimi i plotë:

“Secili prind, e ka për obligim të sigurojë jetë sa më të shëndetshme për fëmijën e vet. Vaksina është një nga arritjet më të mëdha në shëndetësi andaj, si prind, kam ndjekur oraret e rregullta të vaksinimit dhe ftoj prindërit tjerë të jenë po ashtu të përpiktë me vaksinimin e fëmijëve. Mirëqenia në familje fillon me fëmijën! Parandalimi është më i mirë se shërimi. Rreziku për t’u dëmtuar nga një vaksinë është dukshëm më i vogël se sa rreziku i sëmundjeve të rënda, është i qëndrueshëm dhe duhet respektuar. #DhurataHoxha #vaccinationday #unicef #kosova”

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...