Nga 2010-a, Telekomi ia dha 70 mijë euro vëllait të Agim Çekut për një antenë në kulm të shtëpisë

Lajme

Nga 2010-a, Telekomi ia dha 70 mijë euro vëllait të Agim Çekut për një antenë në kulm të shtëpisë

Më: 25 prill 2019 Në ora: 20:10
Ilustrim

Një nga 550 antenat e Telekomit të vendosura në mbarë vendin, është vendosur edhe në fshatin Qyshk të Pejës.

Ajo është e vendosur në shtëpinë e Fehim Çekut, vëlla i ish-kryeministrit Agim Çeku.

Në bazë të dokumenteve që posedon media për këtë antenë Telekomi ka paguar dhjetëra mijëra euro qira nga vitit 2010.

3.500 euro në atë vit, e në vitin 2018, ishin paguar 9.955 euro e 20 centë.

Në total, përfshirë edhe 2.035 euro e 20 centë të vitit 2019, shuma arrin në 72.413 euro e 90 centë.

Pagesat për qira të antenës – Fehim Çeku, Qyshk, Komuna e Pejës
2010 3.500 €
2011 3.000 €
2012 5.200 €
2013 9.600 €
2014 9.050 €
2015 9.649,50 €
2016 9.960 €
2017 10.464 €
2018 9.955,20 €
2019 2.035,20 €
_____________
Totali: 72.413,90 €

Fehim Çeku rezulton se jeton në Zvicër, e një gjë të tillë e ka konfirmuar vëllai i tij, aktualisht zëvendësministër i Mbrojtjes, Agim Çeku.

Në një bisedë telefonike, Çeku tha të jetë në dijeni për antenën, por të mos ketë informata të mëtejme për të.

Ngjashëm, antena nga Telekomi ishin vendosur edhe në pronat e vëllait të presidentit Hashim Thaçi, dhe në pronat e vëllait të Zonjës së Parë, Lumnije Thaçi.

Për të njëjtat, Telekomi kishte paguar afërsisht 60 mijë euro, respektivisht 30 mijë euro qira.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat