Lazanski: Xhihadistët në Kosovë nuk kanë ardhur me përgatit bakllavë, po kanë këtë qëllim - Bota Sot
Lazanski: Xhihadistët në Kosovë nuk kanë ardhur me përgatit bakllavë, po kanë këtë qëllim

Lajme

Lazanski: Xhihadistët në Kosovë nuk kanë ardhur me përgatit bakllavë, po kanë këtë qëllim

Më: 25 prill 2019 Në ora: 22:56
Miroslav Lazanski

Gjatë vizitës së presidentit Vuçiq në Peking do të arrihet marrëveshja për furnizim me dron - bombardues "ving lung" për Ushtrinë e Serbisë, gjë që është shumë  me rëndësi ka thënë analisti ushtarako-politik Miroslav Lazanski, shkruan “Pravda”, transmeton “Bota Sot”.

Mediat kanë transmetuar se bisedimet Vuçiq-Gjinping do mundësojnë edhe furnizimin me 6 dron - bombardues të tipit 'ving lung', por edhe furnizime tjera ushtarake.

“18 dronë të këtillë bombardues përbëjnë një eskadrilë, që nuk është pak. Në luftën bashkohore është në trend lufta me dron dhe ne jemi në hap më botën” ka thënë Lazanski.

Nga ana tjetër presidenti rus Putin ka shikuar fundosjen e anijeve të dedikuara për  transport të dronëve nuklear që mund të bëjë shkatërrime si “cunami”. Marina “Poseidon” është e dizajnuar për bartjen e fluturakeve pa pilot që do hyjnë në përdorim vitin që vjen.

Sipas Lazanskit perëndimi e ka trajtuar blof paralajmërimin për këtë armë nga ana e Putinit “ Kjo nëndetëse shkon shumë thellë deri 1 mijë metra dhe ec 80 deri 100 kilometra në orë dhe është shumë më e avancuar se tjerat, gjë që nuk e kanë as amerikanët dhe nuk dinë si të kundërvihen” tha Lazanski.

Krahas Rusisë dhe Amerikës “pa asnjë problem”, Kina mund të matet në kuptimin teknik dhe teknologjik.

“Kinezët qysh para dhjetë viteve kanë rrëzuar satelitin e vetë në tentimin e parë. Bile amerikanët janë shqetësuar çfarë kapacitete kanë kinezët” shprehet Lazanski.

Kjo çka po ndodh në Kosovë është shqetësuese, problemet rreth certifikimit të Listes Serbe për zgjidhje është edhe një shkallë në pengesat e dialogut sqaron Lazanski.

Brengë e veçantë është arritja e “xhihadistëve” në Kosovë, që sigurisht kanë synimet e tyre.

“Me gjasë kjo mund të jetë njësiti goditës në veri të Kosovës. Kjo duhet të vëzhgohet. Sigurisht ata nuk i kanë sjell për të bërë burek dhe bakllavë”, tërheq vërejtjen Lazanski.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...