Vuçiq merr mbështetjen e Kinës për Kosovën dhe i kërkon armë - Bota Sot
Vuçiq merr mbështetjen e Kinës për Kosovën dhe i kërkon armë

Lajme

Vuçiq merr mbështetjen e Kinës për Kosovën dhe i kërkon armë

Më: 25 prill 2019 Në ora: 23:43
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe homologun e tij kinez, Xi Jinping

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sot ka zhvilluar një takim privat me homologun e tij kinez, Xi Jinping.

Në këtë takim siç shkruan “Novosti.rs”, transmeton lajmi.net, Vuçiq ka marrë mbështetjen e Kinës për çështjen e Kosovës.

Presidenti serb, Vuçiq pas takimit me presidentin Xi Jinping ka konfirmuar mbështetjen e Kinës për Kosovën dhe ka njoftuar për bashkëpunimin ushtarak në mes të dy shteteve, kështu duke kërkuar armë nga shteti kinez.

Madje, Vuçiq mbështetjen e Kinës për Kosovën dhe çështjen e armëve i ka cilësuar si lajmet më të mira për Serbinë që ka marrë nga Kina.

“Kina ka një qëndrim shumë të fortë në lidhje me Kosovën, sepse e respekton Serbinë që në mënyrë të pavarur në vendimet e veta dhe atë që shteti është në kuptimin e plotë të fjalës. Ky kuptim dhe mbështetje nga Kina na ka dhënë kur bëhet fjalë për përpjekjen e Kosovës për t’u bërë anëtare e INTERPOL-it, UNESCO-s dhe organizatave të tjera ndërkombëtare, dhe ne mund të mbështetemi në shtetin kinez të në të ardhmen”, citohet të ketë thënë Vuçiq, transmeton lajmi.net.

Në Forumin, që u mbajt në Kinë, Vuçiq, ka thënë se Serbia dhe Kina kanë nënshkruar disa marrëveshje e në mesin e tyre ka treguar edhe kërkesën e shtetit të tij për disa armë.

Vuçiq ka thënë se Serbia nga Kina do të marrë dy dronë si dhe ka kërkuar teknologjinë transversale kineze “nou hau”.

Një tjetër kërkesë për armë Serbia e ka shprehur edhe për dronët “Pegasus” si dhe për raketat “tokë-ajër”, raketa këto që janë me rreze të mesme dhe janë të jashtëzakonshme.

“Novosti.rs”, jo zyrtarisht ka mësuar se Serbia është e interesuar edhe për blerjen e sistemit të mesëm “FK-300 mid-range PVO”, për mbrojtjen e njësive të tokës nga sulmet ajrore të njohura si “Chinese S-300”, të cilat janë të aftë të qëllojnë gjashtë objektiva në një lartësi prej 30 kilometrash në të njëjtën kohë me 12 raketa. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...