“Kryeministri po sheh ëndrra të plakave”

Lajme

“Kryeministri po sheh ëndrra të plakave”

Nga: N.Sh Më: 26 prill 2019 Në ora: 09:13
Ramush Haradinaj

Profesor, dr. Binak Maxharaj e ka komentuar thirrjen e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj për Lëvizjen Vetëvendosje që kjo e fundit mos të përdorë protestat por të shterë të gjitha rrugët institucionale.

Pas kësaj deklarata Maxharraj thekson se kryeministri Haradinaj po sheh ëndrra të plakave.

Lexojeni postimin e plotë:

KRYEMINISTRI HARAJDINAJ KURTIT PËR PROTESTËN .

(Kryeministri po sheh andrra te plakave)

Kryeministrin ka nisë me e kap tuta, ai sot ne rrjetin soacial iu ka drejtuar Albin Kurtit së:

"Lëvizjen Vetëvendosje si subjekt i respektueshëm parlamentar, e ftoj të shteroj të gjitha rrugët institucionale, të përdorë së pari interpelancat parlamentare,"etj.

Kryeministri po sheh andrra të plakave. Në Kosovë nuk ka rrugë institucionale, sepse pushteti i ka humbë të gjitha rrugët institucionale. Ka vetem rrugë të krimit të organizuar, korrupcionit ku mafia politike e ka fjalën kryesore në të gjithë sektorët në kundërshtim me ligjin, ku veprojnë klanet dhe nepotizmi.

Në këtë situatë të brishët politike e vetmja rrugë institucionale për te ndryshuar gjendjen janë domostratat dhe protestat e fuqishme kunder mafis politike qe e ka kap shtetin

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat