Brnabiç paralajmëron tensione në Samitin e Berlinit

Lajme

Brnabiç paralajmëron tensione në Samitin e Berlinit

Nga: F.B Më: 27 prill 2019 Në ora: 09:54
Ana Brnabiç

 Ajo ka përsëritur se nuk ka pritje të mëdha nga takimi në Berlin, sepse nuk ka bazë për këtë, shkruan “Telegraf”, transmeton “Bota Sot”.

Kryetarja e qeverisë së Serbisë Ana Brnabiç theksoi se “ne jemi të gatshëm që qysh nesër të bisedojmë me Prishtinën nëse tërhiqen taksat".

“Serbia sot është vend ndryshe se që ishte para 7 viteve dhe këtë partnerët tanë e dinë. Bota po vlerëson politikën e presidentit Vuçiq që është i hapur dhe i sinqertë dhe që mund të i besohet fjalës së tij. Në anën tjetër e dimë se nuk mundet me te të bisedohet me ultimatume por vetëm si partner. Besoj se do kemi dialog të mirë në Berlin po a do të kelt rezultate konkrete këtë nuk e di” – tha ajo.

Sipas saj gjendja në Serbi ka ndryshuar përkundër protestave që zhvillohen nga opozita, që janë të gatshëm në gjithçka vetëm të arrijnë pushtetin.

“Mendoj se është e qartë si kristal se shumica e qytetarëve që protestojnë shfaqin pakënaqësi se nuk duan në krye njerëz si udhëheqësit e Lidhjes për Serbi, që u dëshmua me masivitetin e tubimit në Beograd”, tha Ana Brnabiç.

Në lidhje me zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare ajo tha se SNS është e gatshme të shkoj në zgjedhje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat