Patriaku Irinej: Për Serbinë Kosova nuk është pendesë, por bekim i Zotit

Lajme

Patriaku Irinej: Për Serbinë Kosova nuk është pendesë, por bekim i Zotit

Nga: F.B Më: 28 prill 2019 Në ora: 12:07
Kreu i Kishës ortodokse Patriarku Irinej

Kreu i Kishës ortodokse Patriarku Irinej ka thënë se “Kosova është gjëja më e shtrenjtë dhe më e rëndësishme që kemi. Atë nuk mundemi askujt të ja japim për asnjë çmim. Çdo forcë është kalimtare, në këtë ne jemi provuar shumë herë, shkruan “Novosti”, transmeton “Bota Sot”.

Kosova nuk është pendesë në qafën e Serbisë, këtë peshë nuk është lehtë me e mbajt, por ajo nuk është zinxhir i robërisë por e mirë e pendesës në bekimin e Zotit. Për këtë nuk mundet që krahina jugore të ju jepet shqiptarëve si dhuratë, sepse askush nuk dhuron shtëpinë e tij. Politika përgjegjëse e asnjë shtetit apo populli këtë nuk mund t pranoj. Çdo paragjykim I ndarjes së Kosovës hedhet poshtë se populli këtë nuk e pranon. Kam dëgjuar qartë njerëzit në Kosovë, që thonë se nëse ndonjë pjesë shkëputet nga Serbia ata nuk kanë jetë më atje, rruga e vetme ju mbetet eksodi ka thënë Irinej

Si dihet ai në javën që shkoi ka kaluar disa ditë me besimtarët edhe me njerëzit në vende të ndryshme të Kosovës.

Qytetarët tanë atje sipas tij kanë rolin e mbrojtësit të tokës serbe dhe të shenjtës sonë.

Kam kaluar një pushim të mirë, ka kohë që kisha planifikuar të jem me ta, pritjet e mrekullueshme , gëzimi dhe shkëmbimi i qëndrimeve rreth vendit dhe Serbisë.

Nuk mund të pranojmë që objektet tona më të shenjta të mbeten nesër në dorë të një shteti tjetër. Serbët këtë nuk guxojnë ta lejojnë ka thënë ai.

Nuk duhet të ngutemi në zgjidhjen e çështjes së Kosovës ka thënë Irinej, gjërat në rrjedhat ndërkombëtare po ndryshojnë. Serbët në Kosovë nuk janë nga dje, janë me shekuj dhe janë baza e shtetit tonë. Atje janë rrënjët e popullit tonë ka thënë Irinej.

Ndonjë kompromis duhet të merret parasysh, një marrëveshje për jetë të përbashkët të shqiptarëve dhe serbëve. Me shqiptarët kemi jetuar me shekuj, nuk na ka penguar ndonëse na kanë bërë shumë të këqija. Dy popuj kanë ndarë jetrën me vështirësi me një jetë normale. Kjo është e mundshme edhe sot dhe të përfundohet kriza. Kosova është vend i pasur dhe mund të ushqej edhe serbët edhe shqiptarët në jetë normale ka thënë Irinej.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat