Ish-anëtari i SHIK-ut publikon detaje të reja për Baton Haxhiun dhe Stanishiçin: Ja sa mijëra marka vlente...

Lajme

Ish-anëtari i SHIK-ut publikon detaje të reja për Baton Haxhiun dhe Stanishiçin: Ja sa mijëra marka vlente...

Nga: N.Sh Më: 28 prill 2019 Në ora: 16:33
Baton Haxhiu

Ish-anëtari i SHIK-ut, dhe ish-eprori i lartë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Naim Miftari përmes një postimi në Facebook, ka publikuar disa detaje për Baton Haxhiun dhe Ivica Stanishiçin.

Miftari Haxhiu ishte një spiun i vogël i Stanishiçit, e tani është futur në gjirin e liderit të “UÇK-së” dhe klanit PRONTO, Hashim Thaçit.

Miftari thekson se, Haxhiu është sot multimilioner dhe koordinator i zellshëm i Thaçit, Ramës dhe Vuçiqit.

“Baton Haxhiu nga spiuni i imët i Ivica Stanishiçit shefit të UDB që vlente në vitin 1998 diku 2000 marka, aj që e arrestonte nga UÇK, pas luftës tani në gjirin e liderit të "UÇK" dhe klanit Pronto të Hashim Thaçit sot multi-milioner patriot' e shtet formue, koordinator i zellshëm i Vuçiçit_Thaqi_Rames për ndemjen e Kosovës!”, shkruan Miftari në Facebook, transmeton gazeta “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat