Bejer: Serbia dhe Kosova nesër të tregojnë vullnet serioz apo perspektiva e BE-së shkon “ad akt”

Lajme

Bejer: Serbia dhe Kosova nesër të tregojnë vullnet serioz apo perspektiva e BE-së shkon “ad akt”

Nga: F.B Më: 28 prill 2019 Në ora: 18:07
Peter Bejer

Raportuesi i Ballkanit Perëndimor në parlamentin gjerman Peter Bejerka tërhequr vërejtjen se perspektiva e Serbisë dhe Kosovës për BE do vendoset “ad akt”, nëse në takimin e nesërm në Berlin nuk tregojnë vullnet për përparimin e procesit të normalizimit, shkruan “Beta” transmeton “Bota Sot”.

"Këtu nuk bëhet fjalë për ndonjë plan konkret me vendosje të kushteve, por për shkëmbim të hapur qëndrimi rreth temave regjionale. Përveç kësaj mund të shpresojmë se Serbia dhe Kosova do të shfrytëzojnë në mënyrë konstruktive dhe të bisedojnë për procesin e normalizimit. Sepse nëse edhe më tutje nuk ka vullnet serioz përparimi, perspektiva e BE për të dy vendet mund të vendoset në nivelin “ad akt", tha Bajer.

Ai ka shprehur pritjet se takimi në Berlin do të koncentrohet në përmbajtje burimore dhe kuadër të dialogut ndërmjet Beogradit dhe prishtinës dhe shtoi se bëhet fjalë për takim në shkëmbimin e qëndrimeve informative ka transmetuar DWË (Deutsche Welle).

Zyrtari gjerman ka shtuar se për shkëmbimin e territoreve më nuk po diskutohet, pasi ndryshimi i kufijve në parime etnike mund të nxis reagim zingjiror dhe për atë shkak ai propozim duhet të hedhet.

Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Emanuel Makron kanë ftuar nesër takim në Berlin me zyrtarët perëndimor dhe Komisionin Evropian në të cilin janë ftuar përveç liderëve tjerë edhe presidenti i Serbisë Vuçiq dhe ai i Kosovës Thaçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat