Çfarë po synon Merkel me Samitin e Berlinit sipas gazetës së famshme britanike?

Lajme

Çfarë po synon Merkel me Samitin e Berlinit sipas gazetës së famshme britanike?

Më: 29 prill 2019 Në ora: 16:55
Angela Merkel

Gazeta e njohur britanike, “The Economist”, ka shkruar për samitin e kancelares gjermane, Angela Merkel dhe presidentit francez, Emmanuel Macron me liderët e shteteve të Ballkanit Perëndimor, i cili po mbahet në Berlin. Sipas kësaj gazete, Merkel po synon të vë rregull mbi mosmarrëveshjet e këtij rajoni.

Liderët e Ballkanit do të takohen me kancelaren Angela Merkel dhe presidentin Emmanule Macron të hënën në Berlin. Kancelarja gjermane shpreson të vë rregull mbi mosmarrëveshjet e këtij rajoni.

Shtetet e Bashkuara dhe shefja e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme, Federica Mogherini, iu kanë buzëqeshur bisedimeve mes presidentëve të Kosovës dhe Serbisë për shkëmbimin e territoreve ku mbizotëron shumica e palës tjetër. Jo pa shkak, zonja Merkel mendon se kjo është ide e rrezikshme.

Liderët serbë shpresojnë se tregtia me toka dhe njerëz mund ta sjellë bashkimin me popullsinë serbe në Bosnjë dhe të tjerët po frikësohen se kjo mund të shkaktojë luftë. Serbia është përpjekur që ta fuqizojë pozicionin e saj përmes riarmatosjes dhe duke e përmendur luftën me Kosovën, e cila në dhjetor e themeloi ushtrinë.

Në anën tjetër, Maqedonia Veriore, e cila së voni e gjeti zgjidhjen e mosmarrëveshjes me Greqinë për emrin, tani shpreson që t’i nisë negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Kosova dëshiron udhëtim pa viza për qytetarët e saj në zonën Schengen. Duke u përballur me tërë këtë situatë, udhëheqësit e BE-së duhet të jenë të unifikuar dhe të vendosur. Në vend të kësaj, ata janë të përçarë e të hutuar, shkruan “The Economist”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat