Deputetët gjermanë: Ndryshimi i kufijve destabilizon Ballkanin

Lajme

Deputetët gjermanë: Ndryshimi i kufijve destabilizon Ballkanin

Më: 29 prill 2019 Në ora: 19:49
Foto ilustruese

Pritshmëritë gjermane në prag të takimit të Berlinit janë që të hidhet poshtë përfundimisht ideja e ndryshimit të kufijve.

Në prag të samitit  në Berlin, deputeti gjerman, Peter Beyer, në cilësinë e raportuesit për Kosovën për CDU/CSU është shprehur në një intervistë me Deutsche Welle, se shpreson dhe dëshiron që takimi i sotëm në zyrën e kancelares të ndihmojë për një zgjidhje sa më të shpejtë në konfliktin mes Kosovës dhe Serbisë.

“E shpresojmë dhe e dëshirojmë këtë në të mirë të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe në të mirë edhe të Evropës”, tha Beyer.

Beyer gjithashtu kërkon që të hidhet poshtë ideja e këmbimit të territoreve, mes Serbisë dhe Kosovës.

“Edhe pse ideja e shkëmbimit të territoreve mund të ketë rënë në qetësi, unë paralajmëroj se kjo qetësi mund të jetë mashtruese”.

Ai shtoi se shkëmbimi i territoreve me motive një etnike, mund të shkaktonte reagime zinxhirore.

“Një shkëmbim territoresh me motive monoetnike mund të shkaktonte një reaksion zinxhir, prandaj edhe ky propozim duhet të hidhet poshtë  nga të gjitha palët”, kërkoi Beyer duke shtuar, se “ndryshimi i kufirit mund të sillte një konflikt të ri të armatosur”.

Në ndërkohë edhe ideja e korrigjimit të kufijve është kundërshtuar nga deputeti i Socialdemokratëve të Gjermanisë, Josip Juratoviç, që është në koalicion me partinë e kancelares, Angela Merkel, shkruan Deutsche Welle.

“Një zhvendosje e kufirit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të çonte në destabilizimin e të gjithë rajonit, siodmos po të kemi parasysh Bosnjë-Hercegovinën dhe Maqedoninë”,raportuesi i grupit parlamentar të Partisë Socialdemokrate në Bundestag.

Juratoviç tha se ky do të ishte një “kapitullim përpara vlerave demokratike – ku përfshihet një shtet me qytetarë me të drejta të barabarta dhe që nuk orientohet sipas kritereve etnike”.

Ai shtoi gjithashtu se ndryshimi i territoreve bie në kundërshtim me kushtetutën dhe do ta vinte në diskutim identitetin multietnik të Kosovës dhe Serbisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat