Washington Post: Pa lëvizje në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme

Washington Post: Pa lëvizje në dialogun Kosovë-Serbi

Më: 30 prill 2019 Në ora: 12:46
Hashim Thaçi, Aleksander Vuqiç, Frederica Mohgerini

Samiti i Berlinit përfundoi pa përparimin në dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, shkruan sot "The Washington Post", duke theksuar se, edhe pas bisedimeve të gjata, kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti i Francës Emmanuel Macron nuk arritën deri te zgjidhja për vazhdimin e dialogut.

Gazeta amerikane vë në dukje se Merkel dhe Macron tentuan për të ulur tensionet "nacionaliste", e cila, sipas këtij mediumi amerikan, kanë nxjerrë nga binarët dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës.

Para takimit në Berlin, liderët e Kosovës u bashkuan në takimin pa precedent me ambasadorin e SHBA-së në Gjermani Richard Grenel, për të cilin Hashim Thaçi konsideron se ka lidhje të ngushta me presidentin amerikan Donald Trump.

"Presidenti i Kosovës, kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme kanë kërkuar një takim me ne ... SHBA vazhdon të mbështesë fuqimisht dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, nën patronazhin e Bashkimit Evropian", tha në një deklaratë Ambasada e SHBA në Gjermani.

"Washington Post" citon gjithashtu një zyrtar të paidentifikuar amerikan, i cili thotë se Grenel në takim përsëriti se autoritetet e Prishtinës duhet të heqin taksën ndaj mallrave nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

"Ambasadori Grenel ka kërkuar fuqimisht heqjen e tarifave dhe përsëriti se SHBA janë mik i afërt i Kosovës, me dëshirën për të ndihmuar ku munden, por theksoi se të dyja palët duhet të zhvillojnë detajet, jo Amerika," tha zyrtari i paidentifikuar amerikan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat