Brnabiç fyen shqiponjën shqiptare: Më kanë zhgënjyer postimet e Edi Ramës, në të cilat futbollistët bëjnë shenjën e pulës shqiptare

Lajme

Brnabiç fyen shqiponjën shqiptare: Më kanë zhgënjyer postimet e Edi Ramës, në të cilat futbollistët bëjnë shenjën e pulës shqiptare

Nga: F.B Më: 30 prill 2019 Në ora: 21:11
Ana Brnabiç

Kryetarja e Qeverisë së Serbisë Ana Brnabiç ka deklaruara sot se kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka zhgënjyer me postimet e tij në rrjetin social facebook në të cilat futbollistët bëjnë “ pulën apo shpendin shqiptar”, ka thënë ajo për “Tv Prva”, transmeton “Bota Sot”, ndërkohë që fjalën e ka për foton e futbollistëve kosovarë që luajnë për Zvicrën dhe në këpucë të futbollit mbajnë emrin dhe flamurin e Kosovës. 

"Këta janë poenë të lirë politikë për të cilat ju nëse jeni vërtet njeri nuk do të ndani me tjerët edhe nëse mendoni ashti, që të mos lëndoni në fund të fundit raportet e shkëlqyera edhe me (Aleksandrin) edhe me mua dhe mos të lëndoni disa njerëz dhe vendin që ata përfaqësojnë", tha Brnabiç.

Pasi ka shtuar ajo, Rama nuk ka mundur të përmbahet nga poenët e lirë politik dhe është shërbyer me at në mënyrën më të keqe të mundshme dhe mënyrë më të lirë, ata të dy do kenë raportin e "kryetares së qeverisë së Serbisë dhe kryetarit të qeverisë së Shqipërisë ".

"Dhe kjo është kjo. Ndërsa unë përherë do të jem e gatshme dhe e hapur për bisedime", tha Brnabiç.

Ajo ka theksuar se në bisedimet në Berlin nga Edi Rama ka dëgjuar se Prishtina duhet të tërheq taksat, por ka nënvizuar se kjo nuk ishte porosi konsistente dhe ka pasur momente kur Rama ka mbështetur taksën dhe ka akuzuar Serbinë se shkel marrëveshjen CEFTA.

"Tash në takim me Angela Merkel dhe Emanuel Makron au ndryshon tregimin dhe thotë se taksat duhet të tërhiqen. Unë në takim vetëm kam përkujtuar se Rama është një ndër ata që ka mbështet taksat prandaj do të jetë vështirë të ndikoj që ato të tërhiqen", ka thënë Brnabiç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat