Vulin shpreh qëndrimin personal: Sa më parë përcaktimi i kufijve me shqiptarët

Lajme

Vulin shpreh qëndrimin personal: Sa më parë përcaktimi i kufijve me shqiptarët

Nga: F.B Më: 1 maj 2019 Në ora: 20:58
Aleksandar Vulin

Ministri i mbrojtjes Aleksandar Vulin ka thënë se angazhohet për përcaktim sa më të shpejtë të kufirit me shqiptarët, sepse siç shton vetëm ashtu mund të vazhdojmë të merremi me vetën dhe popullin tonë, shkruan” Tanjug” transmeton “Bota Sot”.

"Unë jam për atë që sa më shpejtë dhe më sigurt të përcaktohet kufiri me shqiptarët. Ky është qëndrimi im personal dhe unë për këtë nuk kam as mbështetjen e presidentit Vuçiq as të qeverisë së Serbisë, as Kuvendi nuk ka shqyrtuar asnjëherë këtë. Por sa më parë mes atyre edhe neve të vendoset kufiri I fortë, aq më parë do fillojmë të merremi me vetën dhe popullin tonë dhe jo që të merremi me atë që kriminelët e pagjykuar të luftës duan të bëjnë”, ka deklaruar ministri i mbrojtjes në Vranje ku lëvizja e tij e socialistëve ka shënuar Ditën e Punës.

Vulin ka shtuar se nuk ka asnjë dilemë se ka të drejtë, posaçërisht kur sheh se kundër përcaktimit të kufirit janë Gjermania, Kroacia, Shqipëria, “shqiptarët në Kosovë”, pjesë të Bosnjës dhe Hercegovinës, Mali i Zi dhe Maqedonia Veriore.

"Kur shoh këtë unë nuk kam asnjë dilemë se kam të drejtë dhe se kjo është e mirë për popullin serb. Kur të gjithë ata së bashku janë në njërën anë dhe janë kundër diçka unë e di se ajo është e mirë për popullin serb”, përfundoi  Vulin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat