1 Maji në Gërmi, shikoni si dy të rinj nuk përmbahen as në publik

Lajme

1 Maji në Gërmi, shikoni si dy të rinj nuk përmbahen as në publik

Më: 1 maj 2019 Në ora: 23:24
Qifti në Germi

Qytetarë të shumtë sot vërshuan në parkun e Gërmisë, ku të papunë e të punësuar festuan Ditën e 1 Majit që njihet si Dita e Punëtorëve me valle e me këngë.

Të rinj, gra, e fëmijë por edhe të moshuar nga e gjithë Kosova, edhe sivjet sikurse viteve të kaluara festuan Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve.

Ata festuan gjithsecili në mënyrën e vet. Dikush duke hedhur valle e kënduar e dikush duke luajtur me top.

Por një fotografi që po qarkullon në rrjetet sociale tregon se si disa të rinj e shfrytëzuan ditën e sotme, që të bëjnë pak dashuri në parkun e Gërmisë.

Por jo veç këta të rinj, por edhe shitësit ambulantë e shfrytëzuan në maksimum këtë ditë pasi fitimet e tyre sigurisht se ishin më të mira se ditëve të rëndomta.

Sot shiteshin me të madhe dredhëzat, farat, akulloret, hamburgerët, qafore femrash e shumë gjëra të tjera.

Kujtojmë se kishte edhe qytetarë që në vend të argëtimit zgjedhën të protestonin. Por në protestat e organizuara nga Sindikata e Sektorit Privat, dhe Rrjetit të Grupit të Grave të Kosovës, morën pjesë një numër i vogël i qytetarëve.

1 Maji njihet si Dita Ndërkombëtare e Punës. Ky manifestim lindi nga lufta e punëtorëve për të kërkuar dhe siguruar të drejtat, liritë dhe kushtet e punës e të jetesës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat