Vulin: Nëse BE nuk e dëshiron Serbinë, ka kush e dëshiron

Lajme

Vulin: Nëse BE nuk e dëshiron Serbinë, ka kush e dëshiron

Nga: F. B. Më: 2 maj 2019 Në ora: 14:48
Vulin

Ministri i mbrojtjes, Aleksandar Vulin ka deklaruar se “Nëse BE nuk e dëshiron Serbinë, ka kush e dëshiron dhe ka lidhje dhe vende tjera që dëshirojnë të bashkëpunojnë” , shkruan “B92”, transmeton “Bota Sot”.

"Nuk jemi ne të gjykuar në Evropë. BE është orientim strategjik i Serbisë, por jo me çmim të lutjes. Nëse nuk na dëshirojnë, ka edhe lidhje dhe vende tjera që dëshirojnë të bashkëpunojnë me ne në bazë të barabartë. Nuk do të thotë se do hyjmë në ndonjë lidhje, sepse nuk ka asgjë të organizuar si BE, por duhet të mbajmë vetën ", ka thënë Vulin për TV Pink.

Më pas ai ka përkujtuar se krerët e BE-së mund të dëgjohen s ejani lodh nga zgjerimi dhe ka ardhur koha që hapur të thuhet nëse BE ka interes që Serbia të jetë pjesë e familjes evropiane.

"Ata thonë – ne jemi lodh nga zgjerimi. Edhe ne jemi lodhur nga ju! Ne jemi lodhur nga politika juaj që vazhdimisht ndryshoni qëllimet, vazhdimisht vendosni kushte të reja", ka thënë ai.

Duke fol për taksat e Prishtinës në mallrat serbe, ai vlerësoi se ato më shumë kanë goditur shqiptarët se serbët dhe gjëra të tilla krijojnë jo stabilitet në regjion.

Ai përkujtoi se ne samitin e Berlinit u zhvillua një “sulm frontal masiv ndaj Serbisë". "i vetmi presidenti Vuçiq kishte politikë të vetë të jashtme. Ai tregoi se është lider në Ballkan që ka guxim të udhëheq politikë të pavarur. Të tjerët bëjnë çka ju thonë", nënvizoi Vulinn.

Vulin tha se qëndrimi i tij personal është të ketë përcaktim kufiri me shqiptarët "Të vendosim kufij të fortë dhe të mbrohet kufiri, Kudo q kemi qenë me ta ka pasur konflikte e lufta me shekuj andaj të të ndahemi nga ata", precizoi Vulin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat