“Barriera” e Kosovës Serbisë po i kushton 500 milionë euro: "Cilat kompani përfitojnë nga taksa?"

Lajme

“Barriera” e Kosovës Serbisë po i kushton 500 milionë euro: "Cilat kompani përfitojnë nga taksa?"

Nga: F. B. Më: 2 maj 2019 Në ora: 22:14
Marko Gjuriq

Ekonomisë serbe me vendosjen e taksës i janë shkaktuar dëme ne vlerën më shumë 500 milionë në nivel vjetor” ka thënë Marko Gjuriq, drejtor (i ashtuquajturës) zyrë për Kosovën, ndërkohë që pyet Prishtinë kush është përgjegjës për kontrabandën në territorin e Kosovës dhe cilat kompani përfitojnë nga taksa në mallrat serbe, shkruan “B92”, transmeton “Bota sot”.

Gjuriq ka theksuar se është e pavërtetë deklarata e presidentit të Kosovës Hashim Thaçi se dëmi nga taksa është vetëm disa milionë.

"Përpjekja që ky dëm të zvogëlohet ashtu që të zvogëlohet edhe presioni ndaj Prishtinës nga ana e bashkësisë ndërkombëtare, nuk është asgjë tjetër pos rrotullim i së vërtetës dhe mos tregim real i fakteve”, tha ai.

Ai ka shtuar se Thaçi dhe përfaqësuesit tjerë të Prishtinës do të duhej në vend që të zvogëlojnë dëmin që kanë shkaktuar masat e tyre raporteve të shqiptarëve dhe serbëve dhe ekonomisë serbe do të duhej të ofrojnë përgjigje në pyetjen kush është përgjegjës për kontrabandën në territorin e Kosovës për të cilin flet Thaçi.

"Pasi Thaçi përmend kanalet e kontrabandës, që ekzistojnë është e nevojshme ndokush nga organet përgjegjëse qoftë nga institucionet e përkohshme të Prishtinës apo shteteve tjera që janë përreth dhe marrin pjesë në këto aktivitete të japin përgjigje në pyetjen kush mundëson që përmes territorit të Maqedonisë Veriore të kontrabandohen sasi të mëdha të mallrave në krahinën jugore dhe kompanitë e kujt të afërm me politikanët e Kosovës janë përfituesit më të mëdhenj nga taksat jo civilizuese në mallrat serbe", ka thënë Gjuriq.

Ai nënvizoi se kompanitë e dikujt janë duke fituar shumë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat