Vuçiq: Është shumë me rëndësi të bëhemi pjesë e BE, por edhe më e rëndësishme është...

Lajme

Vuçiq: Është shumë me rëndësi të bëhemi pjesë e BE, por edhe më e rëndësishme është...

Nga: F.B. Më: 3 maj 2019 Në ora: 09:53
Vuçiq

“Është shumë me rëndësi të bëhemi pjesë e BE, por edhe më e rëndësishme është mbijetesa dhe sigurimi i ardhmërisë të fëmijëve tanë, ndërsa për këtë na duhen miqtë”, ka thënë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për “Kurir” transmeton “Bota Sot”.

Në një tekst autorial në këtë gazetë Vuçiq ka shtuar se pa marra parasysh rritjen dhe forcën e Kinës dhe Rusisë dhe forcën e jashtëzakonshme të Amerikës duhet të kuptojmë Gjermaninë dhe Francën, por edhe italianët dhe evropianët tjerë nuk mund të zgjidhim asnjë nga problemet në ardhmëri.

Duhet sa më parë me Evropën dhe forcat tjera botërore por edhe mes vetës me koka të ftohta dhe kthjellëta të punojmë në zgjidhjen dhe jo shpërndarjen e problemit, sa më parë e bëjmë këtë më parë bëhemi pjesë e Evropës dhe jo miti i harruar.

"Është shumë me rëndësi të bëhemi pjesë e BE, por edhe më e rëndësishme është mbijetesa dhe sigurimi i ardhmërisë të fëmijëve tanë, ndërsa për këtë na duhen miqtë”, nënvizoi ai.

Ai përkujtoi qëndrimin në Pekin takimet me liderët e fuqive të mëdha, marrëveshjet dhe hapjen e perspektivës së zhvillimit, pozicionimin e Serbisë si partner i besueshëm, por asnjëherë nuk duhet “bërë gabimin dhe nënçmojmë rëndësinë dhe rolin e Evropës".

Nga Pekini morëm lajme të mirë, më shumë se që shpresuam, ndërkohë që përgatitjet për Berlin ishin të vështira dhe pritjet e vogla.

Ka situata që nuk duhet lëshuar siç është rasti i takimit të Berlinit, sepse janë pika ku vendoset nëse vitet në vazhdim na kalojnë në gigabajt apo në mite, shpejtë apo tepër ngadalë në zhvillim në konflikte apo mirëkuptim.

"Një pjesë e Ballkanit është qartë e dukshme këtë nuk e ka kuptuar. Zvizdiç, Haradinaj, Thaçi kanë nënçmuar Evropën, Merkel dhe Makron, në mënyrën që askush se ka bërë që nga koha e mitit, kur ajo ‘vajzusha’ e vogël e rrëmben edhe dhunon Zeusin", është shprehur Vuçiq.

Ai porosit se Evropa e ka rritur mitin dhe moti është tejkaluar dhe larguar nga Ballkani ku është krijuar ai mit.

"Për këtë përpjekje e Merkel dhe Makron që këto dy hapësira të bashkohen me dialog, mirëkuptim dhe kompromis është shumë me rëndësi", potencoi Vuçiq.

Vuçiq theksoi se Haradinaj, Thaçi dhe Denis Zvizdiç, në vend të racizmit kanë dëhsmuar emocione që janë drejtuar ka Serbia si “fajtori kujdestar”.

"Përgjigja jonë në ardhmëri duhet të jetë i padiskutueshëm. Paraqitja unike dhe pajtues në forcimin e besimit me fqinjët por edhe forcimin e pozicionit tonë para së gjithave në sferën ekonomike, ndërlidhjen politike edhe kulturore dhe ruajtjen e gjuhës dhe shkrimit cirilik", tha Vuçiq.

Presidenti i Serbisë thotë se insistimi i Thaçit për njohjen e Kosovës  dhe refuzimi që hiqen taksat ishte në nivelin e jo politikës, por të stadiumit në të cilin “me ndonjë brohoritje kërkohet të ndryshohet rezultati në semafor".

Ai potencoi se “politikanët më të lartë evropian kanë përjetuar të sillen nga politikanët e Prishtinës me mospërfillje dhe nga pozicioni i ndonjë force të imagjinuar", duke theksuar se Serbia nuk ka marr pjesë në këtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat