“Çmenden” serbët nga propozimi i Veselit

Lajme

“Çmenden” serbët nga propozimi i Veselit

Më: 3 maj 2019 Në ora: 12:47
Kadri Veseli

Të gjitha mediat dhe qytetarët në Serbi janë alarmuar nga propozimi i kryeparlamentarit Kadri Veseli, ku deklaroi se shumë shpejt do të iniciohet formimi i një Tribunali i cili do të gjykojë krimet dhe gjenocidin që shteti serb ka kryer gjatë luftës në Kosovë.

Veseli sot në 20-vjetorin e masakrës në Studime të Vushtrrisë tha se shumë shpejt do të iniciohet formimi i një Tribunali i cili do të gjykojë krimet dhe gjenocidin që shteti serb ka kryer gjatë luftës në Kosovë.

E kjo deklaratë ka ngjallur reagime të ashpra sot gjatë ditës në Serbi. Atje këtë nismë të Veselit e kanë quajtur si provokim (provokacija) të ri nga ai.

“Novosti.rs” e ka cilësuar si provokim të ri deklaratën e kryeparlamentarit Veseli.

Ndërkaq, Veseli sot se në Kuvend do të nisin një Rezolutë, saktësisht një Tribunal ndërkombëtar për krimet që Serbia i ka bërë mbi popullatën shqiptare.

“Kjo është edhe arsyeja pse në Kuvend do të kemi një rezolutë, dhe jo vetëm rezolutë, por edhe iniciativë që ka të bëjnë me drejtësinë, e cila i vë para përgjegjësisë ata të cilët i kanë kryer këto krime. Sot veç kam filluar takimet në Kuvend, me organet tona të drejtësisë, prokurorinë, gjyqësinë, me shoqatat e të pagjeturve e të viktimave të luftës, për të shkuar deri në fund, duke nxjerrë një vendim nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, që të ketë një Tribunal, i cili duhet të jetë ose i Kosovës, në rastin më të mirë, por nëse ka hezitime, atëherë do të jetë Tribunal ndërkombëtar, për krimet të cilat i ka kryer Serbia mbi popullatën shqiptare. Ne nuk do të ndalim derisa të dalë e vërteta dhe ajo është vetëm një: krimet në Studime dhe të gjitha masakrat e tjera i ka kryer shteti serb dhe kryerësit e këtyre krimeve, pjesa më e madhe e tyre, sot janë gjallë në Serbi. Ata duhet të përgjigje për krimet e tyre”, deklaroi Veseli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat