Trajkoviç: Deklarata e Vulinit, thirrje për me braktis vendin apo të jetojmë në Shqipërinë Etnike

Lajme

Trajkoviç: Deklarata e Vulinit, thirrje për me braktis vendin apo të jetojmë në Shqipërinë Etnike

Nga: F.B. Më: 3 maj 2019 Në ora: 13:24
Momçillo Trajkoviç

Ideja e ministrit të mbrojtjes serbe, Aleksandar Vulin për përcaktimin e kufirit me Kosovën dhe vendosjen "sa më parë të kufirit të fortë" është katastrofë dhe është për përgjegjësi penale ka vlerësuar Momçillo Trajkoviç nga Fondi Kombëtar Serb në Kosovë, dhe ish-politikan i viteve 90-ta, shkruan “Beta”, transmeton “Bota Sot”.

Ai ka thënë se ndarja e Kosovës vetëm do të hap probleme të reja, andaj ai propozon që të orientohen forca në fuqizimin e serbëve në krahinë. "Bash ndarja hap probleme. Çka nënkupton ndarja për ne 80 mijë serbët nën Ibër? Ku do të jemi ne? Në Shqipërinë e Madhe? Kjo është thirrje që ne të braktisim vendin", ka thënë ai.

Trajkoviç u shpreh se përkundër kundërshtimit të Gjermanisë, Francës edhe Evropa pranoi ndarjen nëse për te pajtohen Beogradi dhe Prishtina, ndërkohë që përfaqësuesit e shqiptarëve të Kosovës kërkojnë marrjen e luginës së Preshevës.

"Kjo do bëhet parim dhe ku do të shpie e gjithë kjo", pyeti Trajkoviç.

"Populli ynë është në situatë katastrofave, duhet të drejtohet në aspektin politik, ekonomik dhe kombëtar. Duhet të shfrytëzohet koha, që ky popull që jeton poshtë të mund të jetë i aftë të mbijetojë dhe të mbetet atje", tha ai.

Si zgjidhje afatgjate kompromisi Trajkoviç propozon që Kosova të bëhet regjion evropian, ku do udhëhiqte një kohë BE dhe në atë proces të kërkohet zgjidhja përfundimtare dhe jo përmes ndarjes.

Ai përkujtoi se në vitin 2007 këtë propozim ia ka thënë Tadiqit dhe Koshtunicës, ndërsa vitin që shkoi edhe Vuçiqit.

takimi me Vuçiqin ka qenë korrekt dhe presidenti ka pranuar propozimin se duhet forcuar pozita e popullit serb në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat