Stefanoviç: Vuçiq dhe Daçiq bisedimet për statusin e Kosovës i bartën në BE

Lajme

Stefanoviç: Vuçiq dhe Daçiq bisedimet për statusin e Kosovës i bartën në BE

Nga: F.B Më: 3 maj 2019 Në ora: 22:02
Borko Stefanoviç

Nënkryetari i Partisë së Lirisë dhe Drejtësisë (SSP) Borko Stefanoviç ka thënë se “presidenti Aleksandar Vuçiq dhe ministri i jashtëm Ivica Daçiq bartën bisedimet për statusin e Kosovës në Bruksel, ndërkohë që në kohën kur ai ishte shef i ekipit negociator të Beogradit këto ishin bisedime teknike, shkruan “Danas”, transmeton “Bota Sot”.

Stefanoviç në emisionin "Linja e Kuqe” në Tv N1 theksoi se pushteti atëhershëm "me qëllim nuk ka bartur bisedimet për statusin në Bruksel “ndërsa me këtë hap Daçiq dhe Vuçiq „ erdhën në akullin e hollë“.

"Ne kemi arritur shtatë marrëveshje, nuk janë ideale, por nuk ka prekur sovranitetin e Serbisë as nuk kanë shkel Kushtetutën", ka thënë Stefanoviç për bisedimet teknike mes Beogradit dhe Prishtinës dhe shtoi se kalimet administrative janë vendosur në vitin 1999 me vendim të UNMIK-ut, ndërsa ekipi negociator i atëhershëm ka vendosur kalimet e integruara.

Ai po ashtu ka thënë se ekipi negociator që ka udhëheq ai nuk është marr vesh për pika doganore dhe këtë e kanë bërë Vuçiq dhe Daçiq.

"Delegacioni i Prishtinës nuk duhet të pres që zgjidhja e vetme e problemit të Kosovës është që Serbia të pranoj Kosovën", vlerësoi Stefanoviç dhe shtoi se duhet të sigurohet liri e lëvizjes dhe mallrave dhe së pari parlamentet e Kosovës dhe Serbisë duhet të miratojnë deklaratën e pajtimit.

Ai theksoi se është “skeptik në arritjen e zgjidhjes përfundimtare “ dhe se pozicionet e Beogradit dhe Prishtinës janë tepër të larguara “, sikurse që edhe secila palë e sheh statusin në mënyrën e vetë.

"Çfarëdo qoftë lëvizje e kufijve do ishte shumë e dëmshme dhe do ishte kuti e Pandorës “, ka thënë Stefanoviç rreth idesë së përcaktimit të kufijve dhe shtoi se Kosova sipas Kushtetutës dhe të drejtës ndërkombëtare është pjesë e Serbisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat