Gazeta amerikane “Politiko” zbulon çfarë ndodhi pas dyerve të mbyllura në Berlin! Makron ishte në prag të humbjes së nervave me Haradinajn

Lajme

Gazeta amerikane “Politiko” zbulon çfarë ndodhi pas dyerve të mbyllura në Berlin! Makron ishte në prag të humbjes së nervave me Haradinajn

Nga: F.B Më: 4 maj 2019 Në ora: 17:49
Samiti i Berlinit

Presidenti francez Emanuel Makron ishte në prag të humbjes s nervave gjatë samitit në Berlin, ku tema bosht ishte dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës, shkruan gazeta amerikane "Politiko", transmetojnë “Kurir” dhe “Bota Sot”.

Pas përpjekjeve disa orëve të bindjes së kryeministrit Ramush Haradinaj që të pranoj kompromisin që të zbus përkeqësimin e situatës në çështjen e “vendit të vetë me Serbinë”, presidenti francez është bërë i ashpër shkruan gazeta

"Nuk je në pozitë që të kërkosh çfarëdo qoftë!", ka thënë Makron, duke ngritur zërin në Haradinajn, ndërkohë që liderët tjerë janë shikuar mes vetës shkruan "Politiko" sipas dy burimeve që ishin brenda.

Makron së bashku me Merkel udhëhoqën samitin e Berlinit, që kishte qëllim nisjen e dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës. Të frustruar me mossuksesin e BE-së ata vendosën që të marrin vetë çështjen në duar , por sipas rrjedhës me gjasë kanë dëshiruar që mos të bënin këtë transmeton gazeta.

Në vend të lëvizjes së pritur përpara, Makron dhe Merkel shpërfaqën diplomacinë jofunksionale të Evropës. Samiti shpërfaqi ndarjet jo vetëm ndërmjet Kosovës dhe Serbisë por edhe mes Berlinit dhe Parisit dhe mes vendeve tjera anëtare të BE-së dhe aparatit të politikës së jashtme të Brukselit.

Tensionet ndërmjet fqinjëve ballkanas janë shprehur pas shpalljes së pavarësisë nga Kosova në vitin 2008 dhe vendosjes së taksës 100 për qind ndaj mallrave serbe për shkak të përpjekjeve të bllokimit nga Beogradi të njohjes së Kosovës në disa vende. Serbia ka theksuar se nuk merr pjesë në dialog pa heqjen e taksës.

Para takimit asnjëra palë nuk ishte e gatshme të lëviz nga pozicionimi, gjë që diplomatët kanë shprehur dyshimin a është dashur të mbahet ose jo samiti, shkruan gazeta.

Vendet e mëdha shpesh shfrytëzojnë këto takime, që liderëve të vendeve më të vogla të ju ofrojnë vëmendje ndërkombëtare si nxitje për kompromis. Në këtë rast pjesëmarrësit nuk mund të pajtoheshin as për konkluzionet e gjëra që Parisi dhe Berlini kishin shpreh disa ditë para samiti thotë "Politiko".

Samiti “ u largua” nga rruga e përcaktuar

Delegacioni i Kosovës ishte i ndarë rreth pranimit ose jo të kompromisit. Hashim Thaçi presidenti i Kosovës mbështeti një formë përgjigje, por taksat janë në kompetencë të Haradinajt rivalit të tij politik. Haradinaj ka theksuar i vendosur se qeveria nuk heq taksën, përderisa Serbia nuk e njeh pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës dhe e konsideron kosovën krahinë të vetë.

Gjatë pauzës anëtarë e delegacioneve tjera kanë ndenjur në një kënd, ndërsa Makron dhe Merkel e kanë marr në tjetrën anë Haradinajn. Ata e e kanë ftuar që të suspendoj taksën për 6 muaj dhe të hap rrugë dialogut, duke mundësuar udhëtimin pa viza të qytetarëve të Kosovës në zonën Shengen (ndonëse Kosova ka përmbush kriteret e BE për liberalizim që është prioritet i vendit të vogël evropian, por leja përfundimtare nuk ka ardh nga të gjitha shtetet anëtare).

Haradinaj nuk dëshiroi të tërhiqet

“Dua njohje” ka thënë sipas fjalëve të pranishmëve Hardinaj, por nuk ka dashur të flas për "Politiko".

“Nuk dua të pres”

Shumica e vëzhguesve besojnë se nëse ndonjëherë Serbia pajtohet të njeh Kosovën, ajo mund të vij vetëm në fund të procesit që do ofronte shpërblim kryesor për Beogradin, si është anëtarësia në BE.

Merkeli bisedoj me Haradinajn për rëndësinë e kompromisin në politikën evropiane, duke u thirr në shembullin e bashkimit të Gjermanive që askush nuk ka menduar që ndonjëherë para viteve të rënies së murit të Berlinit.

“Nuk dua të pres 20 vite” është përgjigjur Haradinaj.

Në një moment, Makron e qoi Haradinajn anash dhe me të ka fol vetëm. Haradinaj ka mbetur i vendosur duke vazhduar se kërkon se Serbia së pari duhet të njeh Kosovën.

Merkel dhe Makron duke pranuar se nuk po arrijnë askund, në fund ndërprenë takimin. Kancelaria Angele Merkel ka publikuar deklaratën e përbashkët gjermano-franceze ku thuhet se të dy palët Kosova dhe Serbia u pajtuan të vazhdojnë të punojnë “konstruktivisht” në normalizimin e raporteve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat