Media serbe: Këto dy shtete përfituan më së shumti nga taksa

Lajme

Media serbe: Këto dy shtete përfituan më së shumti nga taksa

Nga: F.B Më: 5 maj 2019 Në ora: 12:57
Foto ilustrim

Barriera e Kosovës në mallrat e Serbisë në bazë vjetore Serbisë do i bëjë dëm ne vlerën 500 milionë, ndërkohë kjo i ka bërë punë të mirë fqinjëve tjerë dhe ekonomive më të zhvilluara botërore, shkruan “Blic” transmeton “Bota Sot”.

Sipas të dhënave nga gazeta, Kosova në shkurt ka rritu importin për 13.4 për qind, përkatësisht për 27 milionë në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2018.

Furnizimet më së shumti i kanë shtuar sllovenët, që krahasuar me një vit më përpara, kompanive të Kosovës i kanë ofruar mallra në vlerë 9,3 milionë euro më shumë.

Në vendin e dytë është Maqedonia e Veriut, e cila në shkurt ka plasuar në Kosovë rreth 7 milionë më shumë mallra se në periudhën e njëjtë me vitin që shkoi.

Më pas radhiten Shqipëria dhe Turqia prej nga Kosova ka rritur furnizimin me nga 6 milionë euro.

Është interesant shkruan Blic se vendin e pestë dhe gjashtë radhiten Gjermania dhe Kina që kanë shtuar eksportin në Kosovë me nga 5 milionë euro.

Rritje të ndjeshme me rreth 1,5 milionë euro kanë shënuar edhe Kroacia , ndërsa rreth 400 mijë euro rritje kishte edhe Mali i Zi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat