Latifi: Gjykata Speciale për krimet e kryera nga Serbia, është e domosdoshme

Lajme

Latifi: Gjykata Speciale për krimet e kryera nga Serbia, është e domosdoshme

Nga: Z.B Më: 5 maj 2019 Në ora: 17:34
Blerim Latifi

Blerim Latifi, këshilltar i kryetarit të Kuvendit të Kosovës, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, thotë se është i mundur formimi i një Gjykate Speciale për krimet e kryera nga shteti serb, ngase siç thotë ai, kjo duhet të bëhet e pashmangshme.

“Është e mundur dhe është e domosdoshme. Ne duhet të punojmë që ta bëjmë të pashmangshme. Pajtimi për të ardhmen nuk është i qëndrueshëm nëse nuk bazohet mbi drejtësinë për të kaluaren”, ka thënë këshilltari i Veselit, Blerim Latifi.

Ndryshe, në muajin e kaluar, në Kuvendin e Republikës së Kosovës është krijuar komisioni ad-hoc, me qëllim për ta hartuar një rezolutë që dënon krimet e Serbisë në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat