Kush po i “uron” Thaçin e Veselin me nënë?

Lajme

Kush po i “uron” Thaçin e Veselin me nënë?

Nga: N.Sh Më: 6 maj 2019 Në ora: 09:16
Kadri Veseli dhe Hashim Thaçi

Pas deklaratave të zyrtarëve të Kosovës, se duhet të themelohet një Tribunalë Ndërkombëtar për krimet serbe në Kosovë, ka reaguar ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit.

Miftari përmes një shkrimi në Facebook, thotë se vonë iu ka dal gjumi Thaçi e Veselit për një Tribunal të tillë. Madje Miftari i ka sha edhe me nënë.

“Tani ju dul gjumi Hashim a he ky Tribunali nënën ua lodroftë... se qysh para 18/19 vitesh është nevojit me formua një gjykate të tillë speciale sikurse formoj Kroacia pas luftës, gjykatë të drejt dhe neutrale për ti dënuar krimet e luftës ku shumica e krimeve janë kryer nga ushtria dhe policia e rregullt e republikës së Serbisë ndaj shqiptarëve”, shkruan Miftari, transmeton gazeta “Bota sot”.

Miftari thekson se, deri tash nuk kanë pasur kohë, pasi ishin të zënë duke u pasuruar për veti dhe si me shkatërruar ekonominë e Kosovës.

Lexojeni postimin e plotë:

Hashim e Kadri Tribunali nënën ua lodroftë!

Pas 19 vitesh Kadri tash po del aty ku ju thosha qysh në vitin 2000 se duhet me dal a..?!

Tani ju dul gjumi Hashim a he ky Tribunali nënën ua lodroftë... se qysh para 18/19 vitesh është nevojit me formua një gjykate të tillë speciale sikurse formoj Kroacia pas luftës, gjykatë të drejt dhe neutrale për ti dënuar krimet e luftës ku shumica e krimeve janë kryer nga ushtria dhe policia e rregullt e republikës së Serbisë ndaj shqiptarëve.

Por kjo gjykatë të dënoj edhe disa krime tjera ku disa Shqiptar kryen disa vrasje ndaj të tjerëve.!

S’keni pat kohë gjer tani mu marr me këtë çështje pasi ishit zanë si mu pasuruar për veti, dhe si me shkatërrua ekonomin e Kosovës dhe me privatizua për veti përmes oligarkëve kukullave të juaja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat