Vetëvendosja në Shqipëri bënë thirrje për protestë kundër ardhjes së Vuçiqit dhe Dodikut në Tiranë

Lajme

Vetëvendosja në Shqipëri bënë thirrje për protestë kundër ardhjes së Vuçiqit dhe Dodikut në Tiranë

Më: 6 maj 2019 Në ora: 11:20
Vuçiq dhe Dodik

Lëvizja Vetëvendosje, Qendra në Shqipëri ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin në protestën më 8 maj ditën kur është planifikuar që Presidenti i Serbisë Alekasandar Vuçiq dhe Kryetar i Kryesisë së Bosnjës dhe Hercegovinës Milorad Dodik të vinë në Trianë.

Në një postim të Vetëvendosjes kanë bërë thirrje që në mënyrë paqësore ta kundërshtojnë ardhjen e liderëve serb.

“Aleksandar Vuçiç dhe Milorad Dodik po planifikojnë të vinë në Tiranë më 8 maj – nuk janë të mirëseardhur! Ftojmë qytetarët të na bashkohen ditën e mërkurë, data 8 maj, në ora 18:00, para monumentit të “Vëllezërve Frashëri”, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, për të shprehur simbolikisht dhe në mënyrë paqësore kundërshtimin ndaj politikave supremaciste serbe që rrezikojnë kombin shqiptar, si dhe drejtësinë e paqen në rajon”, thuhet në njoftimin e VV-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat